Në Maqedoni qeveria e Zoran Zaev ka hedhur në publik idenë se duhet të hiqet përmendorja e Nënës Terezë dhe të zëvendësohet më një statujë më të vogël dhe modeste. Sigurisht që ky mendim nuk është përkrahur aspak nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Gjithashtu projekti i qeverisë është kundërshtuar edhe nga lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski.
Lideri i VMRO-së ka kundërshtuar idenë e LSDM-së për largimin e përmendores së Nënëz Terezë dhe zëvendësimin e saj më një statujë më të vogël dhe modeste, transmeton INA.
Akoma nuk dihet nëse Gruevski flet kështu për të pasur sa më shume vota nga shqiptarët apo se mendon vërtet kështu për shenjtoren.
Gruevski: Nëna Terezë është personaliteti më i shquar dhe i njohur në botë, e cila është lindur në kryeqytetin dhe territorin e vendit tonë. Ajo nuk është rastësisht. Ajo është shenjtore. Shqiptare, shkupjane, katolike, humane deri në pafundësi, nobeliste dhe shenjtore.
Ai është shprehur veprat e saj janë të mëdha dhe se skulptura me madhësi 4 ose 5 metra nuk është diçka megalomane.
Është e vërtetë se Nënë Tereza ka qenë modeste, por vepra e saj për njerëzimit, për jetët e shpëtuara, ruajtjen e fëmijëve të pastrehë, flijimi i saj për ti ndihmuar varfanjakët, janë vepra që i njeh bota.
Përmendoret kontestuese që janë pjesë e projektit kundërthënës “Shkupi 2014”, përfshirë edhe atë të Aleksandrit të Madh në sheshin kryesor të qytetit, pritet të diskutohet nga Qeveria pas një propozimi të një grupit të ekspertëve për largimin e tyre. Kreu i grupit, Mirosllav Gërçev thotë se ngritja e shumë përmendoreve është bërë në kundërshtim me Ligjin për përmendoret, ndërsa sipas tij, janë bërë edhe keqpërdorime të shumta financiare që dëshmojnë krimet e pushtetit të kaluar.