Antoine Griezmann do të jetë në qendër të vëmendjes gjë atë merkatos së janarit, pasi kërkohet nga disa ekipe të mëdha si Manchester United, Real Madrid dhe PSG. Pas formës së dobët që po kalon këtë sezon tek Atletiko, në media u raportua se sulmuesi francez do ti bashkohet Neymar dhe Mbappe tek PSG. Por këto zëra i ka hedhur poshtë vetë Griezmann i cili ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Madrid deri në fundin e sezonit. Po ashtu është shprehur se me bashkimin e Vitolo dhe Diego Costas në janar do të jenë një ekip më i fortë dhe do të tentojnë të fitojnë kampionatin.
“Unë vendosa me dëshirën time të qëndroj te Atletico dhe do të vijoj të jem pjesë e skuadrës edhe pas muajit janar, kur të na bashkohen edhe Diego Costa e Vitolo. Është e vërtetë që nuk po kaloj një moment të mirë, por po punoj shumë për t’u përmirësuar dhe ndihmuar skuadrën të qëndrojë në vendet e para të renditjes. Të gjithë zërat e merkatos janë të pabaza, sepse asgjë nuk ka dalë nga goja ime. Mediat abuzojnë sepse më pyesin nëse dua të luaj me Neymarin e Mbappen dhe pasi u them po, direkt deklarojnë se Griezmann dëshiron të luajë te PSG-ja”, tha sulmuesi francez.