Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Haye anulon revanshin me Bellew, Fury i gatshëm ta zëvendësojë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Haye anulon revanshin me Bellew, Fury i gatshëm ta zëvendësojë

Ishte programuar që të zhvillohej revanshi mes David Haye dhe Tony Bellew, në 17 dhjetorë, por që tashmë është e pamundur të zhvillohet pas dëmtimit që ka pësuar ish-kampioni i botës Haye. Ai ka pësuar një dëmtim në bicep, që e ka penalizuar të jetë i pranishëm në stadiumin “O2 Arena” në Londër. Haye dhe Bellew u përballën për herë të parë në mars të këtij viti, me Bellew që fitoi me “KO teknik”, pas një dëmtimi që Haye pësoi në “Thembrën e Akilit”, që e detyroi edhe të kryejë një operacionin. Pavarësisht këtij dëmtimi në stërvitje të Haye, palët po punojnë që revanshi të zhvillohet në muajt e parë të 2018-ës, ndërkohë që gjatë kësaj jave priten lajme të reja.

“Jam i mërzitur që më duhet të jap këtë lajm, pasi e prisja me padurim këtë përballje të dytë me Bellew, për t’u hakmarrë. Ne po bisedojmë që kjo përballje të zhvillohet në periudhën nga 24 marsi deri më 5 maj të 2018-ës. Pavarësisht zërave se kam qenë i dëmtuar prej kohësh, ju konfirmoj se kam qenë në formë të shkëlqyer, si asnjëherë më parë këto vitet e fundit. Mezi po pres që të rikthehem në ring, për të rishkruar historinë e sfidës time me Bellew. Pësova një incident gjatë një seance stërvitore, ndonëse kam bërë qindra të tilla më parë. Rrëshqita dhe u dëmtova, duke e bërë të pamundur këtë sfidë më 17 dhjetor. Kam nisur që tani procedurat e duhura për rikuperim dhe sapo të jem rikuperuar 100% do të rikthehem në palestër, duke nisur rehabilitimin e krahut brenda 2-3 javëve. I kërkoj ndjesë Tony dhe stafit të tij, fansave tanë që i lashë të zhgënjyer, por ju premtoj se do ta mbyllim këtë sfidë në muajt e parë të 2018-ës”, tha Haye në një deklaratë për mediat.

Por pas njoftimit të tërheqjes nga dueli, është futur në skenë Tyson Fury, i cli me anë të një postimi në Instagram, ka kërkuar që të ndeshet ai në vendin e Haye, përballe Bellew. Ai është shprehur se do të rikthehet më në formë se kurrë, për të marrë titullin që i takon vetëm atij dhe këtë do ta bëjë duke mposhtur më të mirët. Fury është shprehur se ndoshta për 5 muaj do të jetë gati për të zbritur në ring dhe sfidon hapur Bellew për tu përballur me të.

Image result for Tyson FuryFury është shprehur se ka ndjerë të njëjtën gjë disa vite më parë, kur Haye ka anuluar dy herë duelin me të për shkak të dëmtimeve. Ndaj dhe ka hedhur hapin e parë për të zënë vendin e lënë bosh dhe të sfidojë Bellew. “Sapo mësova lajmin e tërheqjes së Haye, që nuk do të duelojë me Tony më 17 dhjetor. Unë jam gati për t’u përballur me Bellew, por jo tani, më 5 maj, në “O2 Arena” të Londrës. Unë dua të përballem me një burrë të vërtetë, me më të mirët e peshave të rënda, t’i mund të gjithë. Unë jam kampioni real i botës. Nëse Bellew pranon, unë kam vetëm 5 muaj për të rënë në peshë, ndaj e sfidoj”, tha Fury.

Tags: AnulonBellewfurygatshëmHayerevanshinzëvendësojë

TË LIDHURA

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë
Sport

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë
Aktualitet

Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

17:37 | 23/12/2025
Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026
Sport

Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

15:09 | 23/12/2025
Next Post
Tronditet Uashingtoni/Emra të politikës, medias dhe Hollivudit denoncohen për ngacmime seksuale

Tronditet Uashingtoni/Emra të politikës, medias dhe Hollivudit denoncohen për ngacmime seksuale

Tavecchio “jashtë kontrolli”, sulmon të gjithë pas dorëheqjes (Video)

Tavecchio “jashtë kontrolli”, sulmon të gjithë pas dorëheqjes (Video)

Liria e medias në rrezik, këtë vit janë sulmuar 24 gazetarë

Liria e medias në rrezik, këtë vit janë sulmuar 24 gazetarë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

by mirseda
17:09 | 24/12/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në vigjilje të kësaj...

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com