Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Dorëzohet” Puigdemont: Jam i gatshëm për marrëveshje mes Katalonjës dhe Spanjës

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“Dorëzohet” Puigdemont: Jam i gatshëm për marrëveshje mes Katalonjës dhe Spanjës

Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, e konsideron të mundshme një zgjidhje të konfliktit të Katalonjës pa e shkëputur rajonin nga Spanja. Këtë politikani i shkarkuar katalonjas e theksoi në një intervistë.

“Unë jam edhe tani për një marrëveshje”, tha ish-presidenti rajonal i Katalonjës Carles Puigdemont për gazetën belge “Le Soir”. Gjatë gjithë jetës, sipas tij, ai është angazhuar për pavarësinë dhe ka punuar 30 vjet për një ndryshim të pozicionit të Katalonjës brenda Spanjës. Por: “Unë jam i gatshëm, e kam qenë gjithmonë i gatshëm, që të pranoj një tjetër marrëdhënie me Spanjën”, nënvizon më tej në Bruksel, Puigdemont.

Puigdemont – i lirë por me kusht

Se si duhet të jetë saktësisht kjo marrëdhënie, sipas përfytyrimeve të tij, ai nuk e shpjegoi. Puigdemont edhe më parë pat theksuar, se deklarata e pavarësisë së Katalonjës duhej të shërbente si bazë për bisedime politike me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy.

Pavarësisht ndalimit nga Gjykata Supreme e Spanjës, qeveria katalonjase më 1 tetor zhvilloi referendumin për pavarësinë nga Spanja. Madridi vendosi shkarkimin e qeverisë rajonale dhe shpalli zgjedhje të reja për më 21 dhejtor në Katalonjë. Rajoni në fakt autonom tani ndodhet nën administrimin direkt të qeverisë qendrore.

Disa anëtarë të qeverisë së shkarkuar rajonale, ndërkohë mbahen në arrest. Drejtësia spanjolle i akuzon ata për rebelim, kryengritje, shpërdorim të financave publike, akuza këto ndaj të cilave parashikohet deri në 30 vjet burg. Puigdemont me disa ish-ministra u zhvendosën në Bruksel, për t’i shpëtuar arrestimit nga Spanja. Atje ata janë të lirë, por me kusht. Madridi kërkon ekstradimin e tyre bazuar në një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Bie mbështetja për qeverinë spanjolle

Kryeministri i Spanjës Rajoy e mbrojti qëndrimin e tij kundër Puigdemont. Gazetës gjermane “Handelsblatt”,  Rajoy i tha, se me Puigdemont nuk ishte e mundur një zgjidhje politike. Çdo vend mbron integritetin e vet territorial. “Unë kam siguruar një mbështeje të gjerë politike të partive të tjera në Spanjë, për të reaguar ndaj kësaj krize”, vëren kryeministri. Sikurse thotë, ai llogarit me humbjen e mbështetjes për separatistet në zgjedhjet e 21 dhjetorit, shkruan dw.

Por në fakt qeveria e minorancës nën Rajoy është duke humbur mbështetje në elektorat për shkak të krizës së Katalonjës. Sipas një sondazhi të gazetës “El Pais” 55 përqind e të anketuarve në Spanjë preferojnë zgjedhje të reja, ndërkohë që në tetor kjo kuotë ishte 49 përqind. Mandati i kësaj qeverie vazhdon deri më 2020. Rajoy pas zgjedhjeve të fundit nuk ia doli që të krijojë një koalicion me mazhorancë në parlament. Kjo e vështirëson legjislativin.

Tags: dorëzoheti gatshemKatalonjëmarreveshjePuigdemontSpanjës

TË LIDHURA

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës
Bota

Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

19:55 | 23/02/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%
Bota

Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%

17:36 | 23/02/2026
Next Post
BSH: Emigracioni dhe plakja e popullsisë frenojnë rritjen e ekonomisë

BSH: Emigracioni dhe plakja e popullsisë frenojnë rritjen e ekonomisë

Top Channel shkarkon Sokol Ballën, del emri i zëvendësuesit

Top Channel shkarkon Sokol Ballën, del emri i zëvendësuesit

Krijimi i ushtrisë së BE-së, gati Schengen për tanket e NATO-s

Krijimi i ushtrisë së BE-së, gati Schengen për tanket e NATO-s







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com