Në edicionin e 15-të të Tirana International Film Festival, triumfoi filmi Filmi “Glory” një produksion greko bullgar i cili rrëmbeu trofeun e filmit më të mirë artistik.
Filmi “Glory” është një fabul sociale, realiste që eksploron temën e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo- urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare dhe vjen në regjinë e Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov. Gjithashtu ky film rrëmbeu edhe çmimin e jurisë së medias.
Më 3 nëntor ishte nisja e Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit i cili u finalizua me ndarjen e çmimeve në kinema Agimi mbrëmjen e 11 nëntorit. Në këtë festival janë shfaqur mbi 250 filma nga gjithë bota, por publiku ka munguar.
Ky festival është ndjekur vetëm nga grupet e vogla të kineastëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve të festivalit.
Regjisori më i mirë i këtij edicioni është shpallur Gentian Koçi për filmin “Dita zë fill”.
Çmimi për skenarin më të mirë shkoi për regjisorin nga Kosova Edon Rizvanolli dhe filmin “T’padashtun” për ndërthurjen e veçantë ndërmjet dëshirës për të krijuar të ardhmen, përballë një të kaluare që e mban peng.
Regjisori nuk ishte i pranishëm dhe çmimin e mori producenti i këtij filmi Dritan Krapi.
Ndërsa filmi më i mirë i shkurtër shqiptaru përzgjodh filmi “Home” nga regjisorja e re nga Kosova More Raca. Filmi më mirë i shkurtër në garën ndërkombëtare u përzgjodh filmi Retouch nga regjisori iranian Kaveh Mazaheri.
Dokumentari më i mirë u shpall “On the Edge of Life” nga regjisori sirian Yaser Kassab me motivimin, një rrëfim personal tepër prekës mbi dhimbjen dhe shpërnguljen, në një ekzistencë të mbetur pezull.