Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mundësitë e rikthimit të Berlusconit në politikë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mundësitë e rikthimit të Berlusconit në politikë

Në zgjedhjet rajonale në Sicili fiton një aleancë, që dikur e ka farkëtuar ish-kryeministri Silvio Berlusconi. Kjo aleancë mund të ketë shanse edhe në zgjedhjet në mbarë Italinë, që zhvillohen së shpejti.

Një kufomë e politikës është ringjallur. “Berlusconi jeton”, titullonte e përditshmja “La Verità” artikullin e saj, dhe një karikaturë në “Corriere della Sera” e tregon Berlusconin duke dalë nga një varr si Llazari në Testamentin e Ri. 81 vjeçari ka qenë katër herë kryeministër dhe ka lënë pas një sërë skandalesh, afera seksuale dhe një gjykim për evazion fiskal. E megjithatë influenca e tij në politikën italiane është sërish e pranishme. Ai vet nuk kandidonte në zgjedhjet rajonale në Sicili. Sidoqoftë Berlusconi në sfond është përpjekur që kampi i qendrës së djathtë me Nello Musumeci të ketë një kandidat të përbashkët e ai ka bërë reklamë për të. Musumeci fitoi zgjedhjet me 40 përqind. “Sicilia, ashtu sikurse e kam kërkuar unë, ka votuar për rrugën e ndryshimeve”, shprehet i entuziazmuar Berlusconi në një mesazh me video në Facebook.

Vërtetë Sicilia tradicionalisht zgjedh në mënyrë konservatore, por kryeministri i deritanishëm socialdemokrat ishte një përjashtim. Ndërsa aleanca e Musumecis është më shumë se sa konservatore. Ajo bashkon partinë e moderuar të djathtë të Berlusconit Forza Italia me Lega Nordin ksenofobe si dhe me një parti tjetër të ekstremti të djathtë me emrin “Vëllezërit e Italisë”. Musumeci konsiderohet si “postfashist”.

Partia më e fortë si parti më vete doli lëvizja kritike ndaj Europës Pesë Yje me rreth 35 përqind, ndërsa socialdemokratët janë ndëshkuar ashpër nga zgjedhësit. Kampin e qendrës se majtë e ka dëmtuar jo vetëm bilanci i dobët i poliitkës rajonale, por edhe përçarjet brenda vetes. Kjo vlen edhe në nivelin kombëtar. Tek e fundit pjesëmarrja e ulët në votime pasqyron frymën në ishull: më pak se një në dy zgjedhës ka votuar.

Problemet e Sicilisë janë problemet e Italisë

Në thelb problemet e Sicilisë janë edhe problemet e të gjithë Italisë, vetëm se më keq: borxhe të larta, papunësi e lartë (tek të rinjtë është i prekur më shumë se një në dy vetë), rritje e dobët ekonomike, influencë e mafies. Këtyre u shtohet edhe kriza e refugjatëve prej afërsisë me Afrikën. Partitë e djathta në luftën elektorale ngrinin zërin zërin kundër migrantëve – e me sa duket me këtë temë kanë tërhequr elektorat. Ndaj edhe zgjedhjet rajonale konsiderohen si test për zgjedhjet parlamentare në maj të vitit të ardhëm në mbarë Italinë.

Nëse i referohesh rezultateteve në Sicili, Italia ndodhet para një zhvendosjeje të qartë, larg socialdemokratëve dhe drejt lëvizjes Pesë Yjet ose aleancës së re të qendrës së djathtë si në Sicili. Kandidati kryesor i Pesë Yjeve Luigi di Maio është aq i sigurt për kauzën e partisë së tij, sa ai e “konsideron të vdekur politikisht” ish-kryeministrin socialdemokrat Matteo Renzi.

Berlusconi, për të penguar Pesë Yjet?

Por një tjetër yll është ngjitur tani në qiellin politik, e ky është sërish Silvio Berlusconi. Ai e reklamon aleancën e djathtë sociale si një alternativë serioze kundrejt Pesë Yjeve- Ai, personifikimi i skandalit, u premton sicilianëve pas fitores “kthesë rrënjësore, të ndershme, konstruktive bazuar tek ndershmëria, kompetenca dhe përvoja”. Maurizio Gasparri, kryetari i grupit parlamentar të Forza-Italia-s në senat tha: “Humbja e socialdemokratëve është evidente. Aleanca e qendrës së djathtë me programin e saj të arsyeshëm, që është projektuar nën kujdesin e Berlusconit, ka gjetur mbështejen e zgjedhësve.”

Por përse kjo ringjallje e Berlusconit të zhytur në skandale? Historiania Anna Foa në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuter konstaton me dëshpërim: “Ky është një vend, në të cilin fiton votat e zgjedhësve, duke shkelur rregullat.” Ndërsa kolegu i saj Giovanni Orsina mendon: “Berlusconi është si një makinë e përdorur me garanci. E di se çfarë merr.”

Tani për tani nuk duket sikur socialdemokratët në pushtet do të mubd t’i rifitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Nëse lëvizja Pesë Yjet nuk fiton, atëherë do të jetë aleanca e qendrës së djathtë nën drejtimin e Berlusconit, ajo që do të vijë në pushtet. Deri tani Berlusconi pas dënimit duket se nuk do të mund të bëhet më kryeministër. Por 81 vjeçari shpreson, që Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut deri atëherë do ta rrëzojë vendimin. Por edhe sikur ai të mos bëhet kryeministër, nëse fiton aleanca e tij e Forza Italia-s, Lega Nord-ti dhe “Vëllezërve të Italisë”, Berlusconi do të jetë burri i fuqishëm në sfond. Ky do të ishte një Comeback i pashembullt.

Tags: Berlusconimundësipolitikerikthim

TË LIDHURA

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Next Post
Pas deklaratës së Lu, tjetër mesazh nga ndërkombëtarët: Ç’pritet të ndodhë në fillim të vitit 2018

Pas deklaratës së Lu, tjetër mesazh nga ndërkombëtarët: Ç'pritet të ndodhë në fillim të vitit 2018

Vasili: Segmentet kriminale të Rilindjes vonuan reformën në drejtësi

Vasili: Rama qahet se disa media nuk po i blen dot

Zoran Milanovic, këshilltar i Ramës? Shikoni si përgjigjet kryeministri

Zoran Milanovic, këshilltar i Ramës? Shikoni si përgjigjet kryeministri







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv
Aktualitet

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

by mirseda
17:56 | 17/04/2026
0

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga të gjitha rrethet e vendit për të marrë...

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

17:54 | 17/04/2026
Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

17:48 | 17/04/2026
Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com