Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Sulejman Starova: Të punojmë fort në tre fazat e mbetura, objektivi është Kupa

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Sulejman Starova: Të punojmë fort në tre fazat e mbetura, objektivi është Kupa

Sulejman Starova, kreu i ri i pankinës së Partizanit ka folur për herë të parë pas rikthimit të tij në krye të të kuqve. Ai shpreh falënderimin e tij për Moggin që i besoi atij këtë detyrë dhe do të fillojë menjëherë nga puna. Objektivi tashmë ka ngelur vetëm Kupa e Shqipërisë, por edhe sa i përket kampionatit Partizani do të luftojë në tre faza, pasi Starova fazën e parë e konsideron që duhet fshirë nga memoria për të gjithë lojtarët. Këta të fundit duhet të punojnë fort dhe me shumë përkushtim, pasi asnjë nuk e ka vendin të sigurt dhe tribuna do i presë në rast paraqitjesh të dobëta.

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor

“Falënderoj presidentin dhe gjithë kryesinë e klubit që menduan që vazhdimësinë e punës të ma besojnë mua. Kjo është një kënaqësi dhe respekt, por edhe një detyrim i madh siç është legjenda e Partizanit. Fillojmë një kampionat me tre faza ditën e mërkurë. Objektivi është të grumbullojmë më tepër pikë se të gjithë, duke filluar nga Skënderbeu që udhëheq me meritë kampionatin.

Kemi tre ndeshje që duhet të grumbullojmë më shumë pikë se ato, po kështu me radhë Kukësi i vendit të dytë dhe të tjerët. Na duhet të jemi akoma më të bashkuar, i bëj thirrje dhe tifozërisë që nuk duhet të mërziten, ose të kalojë mërzitja sa më shpejt, në mënyrë që parulla që nuk e lënë skuadrën asnjëherë vetëm të bëhet realitet.

Deri tani nuk ka munguar asgjë sa i përket përkrahjes gjatë 90 minutave, por lojtarët që të japin maksimumin duhet të kenë përkrahjen e tifozëve.”

A ka besim te grupi?

“I kemi të gjitha mundësitë që të realizojmë objektivin që iu thashë me këtë grup që kemi. Nuk ka gjë për të fshehur që skuadra do përforcohet në janar. Por në harkun e tre fazave duhet të jemi të durueshëm. Kthesa nuk bëhet në mënyrë rrënjësore. Kemi një kampionat me tre faza dhe duhet të marrim pikë më shumë se rivalët. Kjo do na ngjitë lart në shkallët e tabelës dhe do na afrojë me ato objektiva madhore që ka Partizani.”

Cila është rruga për të ndryshuar situatën?

“Unë me besim te skuadra dhe skuadra me besim tek unë, kjo është rruga për të kthyer aty ku duhet.”

Objektivat

“Kryesorja është Kupa, ndërsa tjetra nuk nxitoj të them por duhet të fitojmë më shumë se kundërshtari këto tre faza, por nuk mund ta përcaktoj deri ku mund të shkojmë. Shpresojmë sa më lart në kampionat.”

Kritikat e bëra për Iulianon dhe Moxhin

“Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët. Iuliano jam i bindur që është trajner i mirë. Ka pasur eksperiencë fantastike si lojtar, por mosrezultatet e Iulianos, nuk është i pari ai, të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri nuk kanë kohën e duhur për të njohur futbollin shqiptar. Kjo është arsyeja që ai nuk pati rezultatet e duhura.

Skuadra është stërvitur mirë, me disiplinë, ndryshe nga zërat që thonë të kundërtën. Unë nuk vij nga jashtë, jam i klubit, dhe nuk ka ndarje në grupe në skuadër. Mungesa e rezultateve amplifikon shumë gjëra që nuk ekzistojnë. Kam fjalët më të mira për Iulianon, por edhe për Moxhin që ishte kryesori që më kishte mua kandidaturë të vetme.

Kritikat e mia të mëparshme e kanë bërë ikonën e futbollit botëror që të punojë në këtë mënyrë kur gabon, se nuk ka gabuar vetëm ai, është bërë sistem zinxhir. Nuk jemi të kënaqur nga afrimet që janë bërë sepse vjet ishim de facto skuadra kampione, de jure jo për arsye që i kam thënë 100 herë dhe treçereku i ekipit këtu ishin më të mirët vjet. Nuk i zëvendësuam në nivelin e duhur të larguarit. Tani të bëjmë më të mirën.”

Arsyeja e kthimit në detyrë

“Kthimi te Partizani është detyrim për mua sepse jam brenda klubit. Kam pasur disa pozicione në klub dhe të gjithë jemi kryesia e klubit.”

Ç’do ndodhë me lojtarët që ka kritikuar?

“Doni që të them shumë gjëra por nuk kam shumë kohë tani sepse fillon stërvitja. Do i shohim rrugës ata lojtarë. Përgjigja dihet, kush vesh fanellën e Partizanit ka për detyrë të stërvitet të japë maksimumin. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm për formacion, për stol. Do ketë që do shkojnë në tribunë, si çdo skuadër normale. Kemi kampionat të ri pa fazën e parë, lojtarët ta harrojnë fazën e parë. Të bashkuar do e kalojmë këtë situatë në mënyrë urgjente.”

 

Tags: ështëfazatfortkupambeturaobjektivipunojmeSulejman Starova

TË LIDHURA

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar
Sport

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Next Post
Ndodh çudia në Gjermani, politikani merr në mbrojtje familjen shqiptare pasi…

Ndodh çudia në Gjermani, politikani merr në mbrojtje familjen shqiptare pasi...

Problemet e shikimit te fëmijët, ja shkaktarët kryesorë

Problemet e shikimit te fëmijët, ja shkaktarët kryesorë

Dovizioso do të tentojë mrekullinë, por nuk është vetëm në dorën e tij

Dovizioso do të tentojë mrekullinë, por nuk është vetëm në dorën e tij

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com