Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rrëfehet shqiptarja: Më mashtroi i dashuri, si i shpëtova prostitucionit në Angli! Familja më mohon

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Të Gjitha
Rrëfehet shqiptarja: Më mashtroi i dashuri, si i shpëtova prostitucionit në Angli! Familja më mohon

Një vajzë shqiptare ka rrëfyer se si ra pre e të dashurit të saj, i cili e bëri prostitutë në Angli. Vajza, emri i së cilës nuk dihet, por është quajtur Hannah, sot mohohet nga familja e saj shqiptare, edhe pse ajo u mashtrua. Ka kaluar shumë vështirësi në jetë, derisa një ditë arriti t’ia mbathë!

Historia e shqiptares është publikuar nga “Evening Standard”, ndërsa shqiptarja e quan këtë eksperiencë të tmerrshme “një mësim nga Zoti”, ndërsa zotohet se do ndihmojë që femrat e tjera të mos bien pre e prostitucionit.

Artikulli i Evening Standard:

Hannah dhe i dashuri i saj kishin disa muaj të lidhur, kur ai i kërkoi asaj që të qëndronte në shtëpinë e tij në një fshat në Itali, përtej kufirit nga shtëpia e saj në Shqipëri.

Deri në atë kohë, ai ishte treguar mjaft i respektueshëm ndaj saj, ndërsa Hannah ia kishte prezantuar të dashurin familjes.

Por, sjellja e tij ndryshoi dhe ai u bë si i çoroditur. Ata kishin shpesh debate dhe ai sa vinte e bëhej më i dhunshëm. Njëherë, ai e qëlloi me shuplakë dhe më grushte, ndërsa pas disa orësh i ofroi vaktin e darkës. Ajo e hëngri ushqimin dhe ra në një gjumë të thellë.

Kur u zgjua, ajo ishte e kyçur në një dhomë të vogël në Londër. Burri me të cilin kishte rënë në dashuri, i kishte thënë se do ta çonin që të takonte burra të tjerë. Ajo duhej të bënte gjithçka që ata i kërkonin.

“Po të mos e bëja, ata do të vrisnin familjen time”, thotë ajo, tashmë në një vend të sigurt jashtë Londrës. Hannah nuk është emri i saj i vërtetë.

“Ai tha se do të më digjte dhe do ia dërgonte videon nënës time. Më kërcënoi se do të merrte motrën time dhe se ajo do e bënte punën që kërkonin”.

Hannah nuk e di saktësisht se për sa kohë u shfrytëzua për të punuar si prostitutë, përpara se të shfrytëzonte mundësinë e saj për t’u arratisur.

Njëri nga burrat që ishte lënë për ta ruajtur, u kthye një natë i dehur. Ai vendosi një palë taka në tavolinë dhe i kërkoi asaj që të vishej. Ajo refuzoi, ndërsa ai e goditi me rrip në kokë.

“U nevrikosa shumë. Doja ta vrisja. Mora këpucët dhe e goditi atë me takë në kokë me sa kisha fuqi. Dera ishte e hapur dhe unë vrapova poshtë shkallëve, duke u lutur që dera e përparme të mos ishte e kyçur. E dija se nëse do më kapte, ai do të më vriste. Më pas vazhdova të vrapoja”.

“Viktimat e këtij krimi keqtrajtohen dhe përdhunohen vazhdimisht”, tha Kevin Hyland, komisionari i pavarur kundër skllavërisë.

“Dinjiteti i tyre mohohet dhe liria u është marrë. Ky nuk është një krim që fshihet dhe i pamundur të kapet, ai po ndodh para syve tanë. Është një problem gjigant, që po terrorizon në çnjerëzimin e tij, por që të gjithë ne mund të punojmë për ta zhdukur”.

Për Hannën, hetimi është më shumë se thjesht statistika. Me ndihmën e Ushtrisë së Shpëtimit dhe Ndihmës së Gruas, ajo po rindërton jetën e saj. Në fillim, ajo nuk mund të flinte, e rrënuar nga ankthet që kishte përjetuar. Nëse ajo sheh dikë duke e parë, ndonjëherë e gjen veten duke ia mbathur. Ajo e ka mjaft të vështirë që t’u besojë njerëzve.

Hannah i dërgoi familjes së saj një letër në festën e Vitit të Ri, por nuk mori asnjë përgjigje. Megjithatë, ajo po përparon, pasi ka në plan të regjistrohet në kolegj dhe të gjejë një punë ku të përdorë aftësitë e saj për të komunikuar shkëlqyeshëm në anglisht.

“Nuk dua që njerëzit të më shohin dhe të ndjejnë keqardhje për mua. Kjo është si një dritë për mua! Ajo ka kaluar dhe unë jam ende gjallë. E falënderoj Zotin dhe universin. Ai më dha mua këtë mësim dhe unë dua të ndihmoj që kjo të mos i ndodhë dikujt tjetër”, thotë vajza shqiptare që ia doli t’i shpëtojë prostitucionit./ Përshtati Tirana Today

Tags: i dashurime mashtroiprostitute ne Anglirrefimi rreqethes

TË LIDHURA

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur
Kryesore

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Next Post
Kujdes, një WhatsApp i rremë mund të shkarkohet në telefonin tuaj

Kujdes, një WhatsApp i rremë mund të shkarkohet në telefonin tuaj

Sekuestrohet drogë dhe ndalohen 6 persona në Vlorë. Pamjet nga aksioni i policisë (Video)

Sekuestrohet drogë dhe ndalohen 6 persona në Vlorë. Pamjet nga aksioni i policisë (Video)

Arrestohet i kërkuari për vrasjen tek “Uji i Ftohtë” Kreshnik Nazëraj

Arrestohet i kërkuari për vrasjen tek “Uji i Ftohtë” Kreshnik Nazëraj







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com