Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Varrimi i gazetares/Familja përzë politikanët. Italia: Malta të ndalë krimin e organizuar  

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Varrimi i gazetares/Familja përzë politikanët. Italia: Malta të ndalë krimin e organizuar  

Qindra dhe mijëra maltezë të zakonshëm i dhanë sot lamtumirën e fundit gazetares investigative Daphne Caruana Galizia. Asnjë politikan nuk mori pjesë në varrim pas thirrjes së familjarëve ndaj tyre për të mos qenë të pranishëm.

Presidenti maltez Marie Louise Coleiro Preca, kryeministri Joseph Muscat dhe lideri i opozitës, Adrian Delia u lanë jashtë nga familjarët e gazetares. Kërkesa e familjarëve për t’i lënë të qetë në varrimin e të afërmes së tyre lidhet me faktin se gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra pas investigimeve që kreu ndaj pushtetarëve të lidhur me paratë e pista të depozituara në ishujt off-shore, siç ishte dhe rasti i “Panama Papers”.

Policia mbylli rrugët nëpër të cilat kalonte kortezhi dhe që kryesohej nga kryepeshkopi maltez Charles Scicluna drejt kishës së “Rotunda të Musta”, jo larg fshatit Bidnija, ku gazetarja Galizia u vra në një atentat me bombë në makinën e saj në 16 tetorin e këtij viti.

Ndërkaq, kreu i komisionit parlamentar anti-mafia të Italisë, Rosy Bindi, akuzoi qeverinë malteze se nuk ka bërë asgjë për të goditur krimin e organizuar. Ndërsa Malta vijon të mbetet një det i hapur dhe tërheqës për kriminelët.

Deri më tani nuk është arrestuar askush për vrasjen e gazetares. FBI dhe Europol po ndihmojnë policinë malteze, ndërsa ekspertët holandezë kanë dhënë ndihmën e tyre në gjetjen e të dhënave nga provat mjeko-ligjore të nxjerra nga vendi i ngjarjes, vetëm qindra metra nga shtëpia Caruana Galizia.

Sipas policisë,  hetimi është përqendruar tek kriminelët e përfshirë në kontrabandën e naftës mes të Maltës dhe Libisë, ku larja e hesapeve midis klaneve bëhet me anë të atentateve me bombë.

Në predikimin e tij, kryepeshkopi Scicluna tha se “Maltës i nevojiten gazetarë të pavarur, të ndershëm, të sigurt dhe të mbrojtur”. Ndërsa shtoi se “Kushdo që në një mënyrë apo në një tjetër ka marrë pjesë në vrasjen e Daphne-it, kam për detyrë t’ju them: Sado që të përpiqeni t’i shmangeni drejtësisë së njerëzve, nuk do të shpëtoni kurrë nga ajo e Perëndisë”. 

Blogerja Galizia, postimet e së cilës tërhiqnin më shumë lexues sesa gjithë gazetat e vendit, u përshkrua kohët e fundit si “WikiLeaksi-grua”. Shkrimet e saj thumbonin botën e krimit që mbizotëron në shtetin më të vogël të Evropës.Postimet e saj të fundit e vendosën gishtin te kryeministri i Maltës, Joseph Muskat dhe dy ndihmësit e tij më të afërt, që lidhin kompanitë off-shore me shitjen e pasaportave dhe pagesave malteze nga qeveria e Azerbajxhanit. TIRANA TODAY

Tags: gazetaresinvestigative. ItaliakriminMaltandalëorganizuarpolitikanvarrimin

TË LIDHURA

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

22:19 | 26/01/2026
Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Next Post
Marcelo i sugjeron një talent brazilian Real Madrid-it (Video)

Marcelo i sugjeron një talent brazilian Real Madrid-it (Video)

Çfarë ka ndodhur më 4 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 4 nëntor?

Shtypi i ditës, 4 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 4 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com