Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?

2 Nëntor 1917 –Deklarata Balfour, i hap rrugë krijimit të një shteti hebre në Lindjen e Mesme

Deklarata Balfour e vitit 1917, ishte një deklaratë zyrtare e qeverisë britanike, që shprehte “qëndrimin e Madhërisë së Tij, në favor të themelimit në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebre, dhe se ai do të bëjë përpjekjet e tij më të mira për të lehtësuar arritjen e këtij objektivi, duke e bërë të qartë se nuk do të bëhet asgjë që mund të paragjykojë të drejtat civile dhe fetare të bashkësive ekzistuese jo-hebraike në Palestinë, apo të drejtat dhe statusin politik që gëzojnë hebrenjtë në çdo vend tjetër të botës “.

Deklarata u bë zytrarist nga sekretari i jashtëm, Arthur James Balfour, nëpërmjet një letre drejtuar Ëalter Rothschild, udhëheqës i bashkësisë hebraike britanike, për t’ia transmetuar Federatën Sioniste të Britanisë së Madhe dhe Irlandë. Letra pasqyronte qëndrimin e qeverisë britanike, siç ishte rënë dakord në mbledhjen e 31 tetorit. Balfour theksonte më tej, se deklarata është një shenjë e “simpatisë me aspiratat hebreje sioniste”.

Deklarata ishte fryt i përpjekjeve të Chaim Weizmann dhe Nahum Sokolow, udhëheqësit kryesorë sionistë me qendër në Londër, por ndërsa ata kishin kërkuar rindërtimin e Palestinës si një “shtëpi” hebreje, Deklarata nuk kënaqi shpresat sioniste. Deklarata “Balfour”, u inkorporua më vonë në Traktatin e paqes të Sevres me Turqinë dhe Mandatin për Palestinën. Dokumenti original, ruhet në Bibliotekën Kombëtare Britanike.

2 Nëntor 1755- Lind Mbretëresha e fundit e Francës, Marie Antoinette

Maria Antonia Josepha Johanna, lindi si Arkidukesha e Austrisë, dhe ishte fëmija i parafundit i Perandoreshës Maria Tereza dhe Françeskut I, Perandorit të Shenjtë Romak. Në prillin e vitit 1770, ajo martohet me me Louis-Auguste, trashëgimtarin e fronit mbretëror francez. Më 10 maj 1774, kur burri i saj u ngjit në fron si Louis XVI, ajo mori titullin mbretëreshë e Francës dhe Navarrës, të cilën ajo e mbajti deri në shtatorin e vitit 1792, kur revolucionarët shpallën fundin e monarkisë.

Pas tetë vjet martese, Marie Antoinette lindi një vajzë, Marie Therese e Francës, e para nga 4 fëmijët e saj. Megjithë popullaritetin e saj fillestar, shumë njerëz filluan ta urrejnë, duke e akuzuar se ishte e e shthurrur dhe se vazhdonte të ruante simpati për armiqtë e Francës, veçanërisht Austrinë e saj. Gjatë Revolucionit Francez, ajo u bë e njohur si Madame Defiçit, pasi për krizën financiare që mbërtheu vendin, u fajësuan shpenzimet e saj të tepruara, si dhe kundërshtimin e saj të disa reformave sociale dhe financiare.

Gjatë Revolucionit, pasi qeveria jakobine e vendosi familjen mbretërore nën arrest shtëpiak në Pallatin Tuileries në tetor 1789, disa ngjarje të lidhura me Marie Antoinette, veçanërisht në qershorin e vitit 1791 kur familja tentoi të arratiset nga vendi, si dhe roli i saj në Luftën e Koalicionit të Parë, patën efekte katastrofike në opinionin francez.

Më 10 gusht 1792, sulmi mbi Pallat e detyroi familjen mbretërore të strehohej në godinën e parlamentit, dhe më 13 gusht familja u burgos në një manastir. Më 21 shtator 1792, monarkia u anulua. Pas një gjyqi 2-ditor të nisur më 14 tetor 1793, Marie Antoinette u dënua nga Gjykata Revolucionare për tradhëti, dhe u ekzekutua me prerje koke në Place de la Révolution më 16 tetor 1793.

2 Nëntor 1836 – Natyralisti britanik, Charles Darwin, kthehet në Angli në bordin e anijes “HMS Beagle”, duke i dhënë fund një ekspedite 5-vjeçare oqeaneve të Atlantikut dhe Paqësorit. Pasi vizitoi vende si Brazili, Ishujt Galapagos dhe Zelanda e Re, Darwin përfitoi njohuri të shumta mbi florën, faunën dhe gjeologjinë e shumë tokave.

Ky informacion u dëshmua si i paçmuar në zhvillimin e teorisë së tij të evolucionit, e paraqitur në punën e tij shkencore novatore të vitit 1859, “Origjina e llojeve me anë të përzgjedhjes natyrore”. Teoria e Darwin, argumenton se organizmat gradualisht evoluojnë, nëpërmjet një procesi që ai e quajti “seleksionim natyror”. Libri i tij, u përshëndet me shumë interes në botën shkencore, por u sulmua nga udhëheqësit fetarë, lidhur me kontradiktat që nxirrte në pah në raport me historinë biblike të krijimit të botës dhe njeriut.

2 Nëntor 1919 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, pëson vuan një goditje celebrale që e lë atë pjesërisht të paralizuar në anën e majtë, dhe që efektivisht i dha fund karrierës së tij presidenciale. Në atë kohë, Wilson ishte angazhuar energjikisht në një përpjekje të fundit për të fituar mbështetjen e publikut për Traktatin e Versajës, dhe vizionin e tij të një bashkëpunimi ndërkombëtar nëpërmjet Lidhjes së Kombeve, pas shkatërrimeve që mbolli Lufta e Parë Botërore.

2 Nëntor 2006 –  Charles Roberts, një shofer kamioni nga një qytet  aty pranë, hyn në Amish School West Mines Nickel Mines në Pensilvani të SHBA-së, dhe pasi merr për pak kohë peng nxënësit, qëllon për vdekje 5 vajza dhe plagos 5 nxënës të tjerë para se ta kthejë armën nga vetja dhe kryejë vetëvrasje. Përpara krimit, Roberts foli shkurtimisht në telefon me gruan e tij, duke i thënë se ishte i mërzitur me Zotin për vdekjen e vajzës së tij të vogël në vitin 1997.

Ai i tha gjithashtu asaj se kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të vogla 20 vjet më pare, dhe se fantazonte sërish për të ngacmuar fëmijët. Komuniteti Amish, njihet për përkushtimin e tij fetar, nga veshjet tradicionale tek shmangia e disa pajisjeve moderne. Dhjetë ditë pas ksaj tragjedie, shkolla u shkatërrua dhe një tjetër u ndërtua aty pranë.

2 Nëntor 1964 – Faisal bin Abdulaziz Al Saud, merr drejtimin e qeverisë në Arabisë Saudite nëpërmjet një grushti shteti, ndërsa gjysmë vëllai i tij, Mbreti Saud, ndodhej jashtë vendit për arsye shëndetësore.

2 Nëntor – Një valë baticash në Detin e Veriut, shkatërron muret bregdetare mbrojtëse nga Holanda në Jutlandë. Më shumë se 1.000 njerëz gjejnë vdekjen.

2 Nëntor 1789 – Pronat e kishës në Francë, konsfiskohen nga shteti.

2 Nëntor 1795 – Krijohet Direktorati Francez, një qeveri revolucionare e përbërë nga 5 anëtarë.

2 Nëntor 1912 – Bullgaria mposht Perandorinë Osmane në Betejën e Lule Burgas, beteja më e përgjakshme e Luftës së Parë Ballkanike.

2 Nëntor 1921 – Margaret Sanger dhe Mary Ware Dennett, formojnë Lidhjen Amerikane të Kontrollit të Lindjeve.

2 Nëntor 1963 – Presidenti i Vietnamit të Jugut, Ngo Dinh Diem, vritet gjatë një grushti ushtarak.

2 Nëntor 1966 – Në SHBA hyn në fuqi Cuban Adjustment Act, duke i lejuar 123 mijëve emigrantëve kubanë të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 2 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 2 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 2 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 2 nëntor 2017

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 23-vjeçarja

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 23-vjeçarja

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com