Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Hajdari: Fund inspektimeve korruptive

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Hajdari: Fund inspektimeve korruptive

Në ambientet e Inspektoratit Qendror, ditën e sotme, Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, zhvilloi takimin e përmuajshëm të punës me Kryeinspektorët e Inspektorateve Shtetërore për vijueshmërinë e inspektimeve on-line.

Në fjalën e hapjes, Inspektori i Përgjithshëm pasi shprehu pakënaqësinë e tij dhe të Institucionit që ai drejton për mungesën e disa Kryeinspektorëve në takim, u paraqiti të pranishmëve ecurinë e procesit punës për ristrukturimin e institucioneve me funksione inspektuese, si dhe bëri një paraqitje të ecurisë së inspektimeve online për muajin Tetor 2017.
Inspektimet on-line janë detyrim ligjor për të gjithë Inspektoratet Shtetërore, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe prioritet i Qeverisë Shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Inspektori i Përgjithshëm kërkoi që Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Agjencia Kombëtare e Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror i Ujit, të ndërpresin menjëherë inspektimet e paligjshme.

Ligji nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimi nr. 1, datë 12.10.2017, i Zv. Kryeministres, si kryetare e Komitetit Drejtues për Ristrukturimin e Institucioneve të Varësisë”, i detyron trupat inspektuese t’i kryejnë inspektimet të planifikuara, duke e njoftuar biznesin sipas detyrimit ligjor, të pajisur me kartën e inspektorit, si dhe online në prani të biznesit.

Inspektori i Përgjithshëm, urdhëroi që brenda 10 (dhjetë) ditëve, Inspektoratet Shtetërore të mësipërme (ISHMP, IKMT, AKU, ISHSH dhe ISHU) ti kryejnë inspektimet me dokumente standarde, listë verifikimi, të pajisur me kartën e inspektorit ,online, si një proces i rregullt administrativo ligjor, ashtu si 11 (njëmbëdhjetë) inspektoratet e tjera shtetërore, të cilat e realizojnë me sukses procedurën e inspektimit online.

Në përfundim të fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm, theksoi se kjo mënyrë e kryerjes së inspektimit, përveç se detyrim ligjor, do të shmang korrupsionin, klientelizmin dhe praktikat abuzive ndaj biznesit, si dhe njëkohësisht do ti kthejë trupat e inspektimit në profesionistë. Një proces i tillë ligjor administrativ rrit transparencën, zvogëlon barrën ndaj biznesit, si dhe e ndihmon atë për t’u standardizuar dhe formalizuar. Gjatë takimit, sektori i IT të IQ dhe IT e Inspektorateve Shtetërore diskutuan në nivel teknik zgjidhjen e të gjitha problematikave për sigurimin e funksionimit të sistemit elektronik të inspektimit.

TË LIDHURA

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit
Aktualitet

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Next Post
Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për studentët

Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për studentët

Daja: Do tentojmë fitoren. Shpresoj të flitet vetëm për futboll

Daja: Do tentojmë fitoren. Shpresoj të flitet vetëm për futboll

Sfidoje frikën, 19 thënie motivuese

Sfidoje frikën, 19 thënie motivuese







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com