Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Braktisja e Konferencës së Kryetarëve nga PD-LSI, Rama: Ftesë për sherr politik

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Braktisja e Konferencës së Kryetarëve nga PD-LSI, Rama: Ftesë për sherr politik

Kryeministri Rama ka komentuar braktisjen e Konferencës së Kryetarëve nga partitë opozitare.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të donte debat për projekt buxhetin e 2018-ës, por ka vetëm ftesën e vjetër për sherr politik.

“Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin2018 po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna jo sherri”, shkruan Rama.

Partitë opozitare e kanë cilësuar si të pakuptimtë qëndrimin në mbledhje, teksa thanë se qeveria është e lidhur me krimin.

Deputeti Edomond Spaho tha se nuk mund të jenë pjesë e Konferencës së Kryetarëve, pasi kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe moralisht ka rënë:

“Ne si opozitë nuk mund të sillemi sikur jemi në kushte normale. Gjendja në vend është e rëndë. Si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit është vërtetuar lidhje e kësaj mazhorance me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Për  opozitën kjo qeveri moralisht ka rënë. Puna më e mirë që mund të bëjë është të japë dorëheqjen që t’i hapë rrugën një qeverie antimafie si dhe të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jo vetëm ka rënë moralisht, por nuk është edhe një qeveri legjitime sepse është një mazhorancë e ardhur nga zgjedhje të blera. Për rrjedhojë ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj fasade dhe nuk do të marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve për shqyrtimin e pr/buxhetit 2018.” 

I njëjtë ka qenë edhe qëndrimi i LSI-së, teksa Petrit Vasili theksoi në një konferencë për mediet se Rama as nuk ka denjuar ta firmosë dokumentin e propozimit të projektligjit për buxhetin e 2018-ës: 

“Siç çdo qytetar e di, dokumenti më i rëndësishëm që një qeveri apo kryeministër paraqet para vendit është pikërisht ligji i buxhetit të shtetit.

Opozita nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë në këtë shqyrtim, veç arsyeve politike e madhore pasi ky shtet është i kapur dhe i bërë njësh me trafikun, por edhe për arsyen themelore se kjo qeveri nuk ka të bëjë me interesat e qytetarëve.

Nuk i kam parë kurrë më qesharakë kolegët e rilindjes. Këtë dokument kryeministri as nuk ka begenisur ta firmosë. Ky dokument flet qartë, nuk keni parë gjë, kur ai bojkoton dokumentin e qeverisë ë tij, ne nuk mund t’i bëjmë fresk atij që s’ka kohë të firmosë, pse s’e merr seriozisht? Ky dokument nuk është i kryeministrit tuaj, nuk ka pasur kohë ta firmosë.

Ky dokument nuk është i kryeministrit tuaj. Ai nuk di gjë fare ça është shkruar. Ditë e zezë për vendin kur kryeministri nuk mendon për popullin”, tha Vasili.

Tags: braktisjaedi ramaftese per sherr politikKonferenca e Kryetarëve

TË LIDHURA

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën
Aktualitet

Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën

18:51 | 03/03/2026
Next Post
Martesat e detyruara/Zvicra merr masa ligjore ndaj shqiptarëve

Martesat e detyruara/Zvicra merr masa ligjore ndaj shqiptarëve

PSG gati ti “rrëmbejë” Coutinho-n Barcelonës

PSG gati ti “rrëmbejë” Coutinho-n Barcelonës

Lunacek ultimatum Kosovës: Votoni Demarkacionin, ose harrojeni BE-në!

Lunacek ultimatum Kosovës: Votoni Demarkacionin, ose harrojeni BE-në!







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Raketa iraniane hyn në hapësirën turke, NATO: Dënojmë shënjestrimin e Ankarasë
Bota

Raketa iraniane hyn në hapësirën turke, NATO: Dënojmë shënjestrimin e Ankarasë

by mirseda
13:49 | 04/03/2026
0

NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, duke thënë se qëndron fort me të gjithë aleatët...

Berisha zbulon datën e protestës së ardhshme të PD-së: Më 12 mars, kryengritja e radhës!

Berisha zbulon datën e protestës së ardhshme të PD-së: Më 12 mars, kryengritja e radhës!

13:46 | 04/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, nisin efektet edhe në Shqipëri,  disa pika rrisin çmimin e karburantit

Lufta në Lindjen e Mesme, nisin efektet edhe në Shqipëri, disa pika rrisin çmimin e karburantit

13:24 | 04/03/2026
Gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, dëshmitari: Me Çajup Selimin kemi pasur probleme

Gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, dëshmitari: Me Çajup Selimin kemi pasur probleme

13:12 | 04/03/2026
Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com