VAR tashmë me shumë mundësi d të jetë pjesë e La Ligas që në fillimin e sezonit të ardhshëm, edhe pse ka pasur shumë kundërshtime për këtë teknologji. Presidenti Juan Luis Larrea është i gatshëm të prezantojë teknologjinë që homologu i tij i ligave Javier Tebas pretendon është tepër i shtrenjtë.
“Synimi është që të kemi VAR nga ndeshja e parë në La Liga vitin e ardhshëm. Kjo teknologji do të futet në futboll dhe ju duhet ta pranoni atë”, ka thënë Larrea për radio Cadena Ser.
Shefi i FA, Larrea, kërkon që më parë të rishikohet formati i Copa Del Rey, në mënyrë që tu jepen më shumë mundësi ekipeve të vogla dhe të mos ketë një mbingarkesë të ndeshjeve. Këto ndryshime janë propozuar në federatën spanjolle dhe me shumë mundësi do të konfirmohen, për ta bërë më interesant formatin e kupes kryesore të Spanjës.