Një atmosferë drithëruese kanë krijuar tifozët e ekipit të kategorisë së tretë të Bundesligës, Magdeburg. Ata u përballën me Dortmund në kuadër të Kupës së Gjermanisë dhe spektakli i vërtetë që u dhurua ishte nga tifozët e ekipit vendas. Ata ishin shumë të zhurmshëm dhe kishin krijuar një koreografi drithëruese për të trembur lojtarët e ekipit mik. Ishte pikërisht mostra e filmit SAW, që u përdor nga ata. Por ajo nuk pati ndikim e në rezultatin e ndeshjes pasi Dortmundi fitoi me rezultatin e thellë 5-0. Kjo ishte një koreografi mahnitëse për një ekip të Bundesligës së tretë.