Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Akuzat e Ramës/ Prokuroria e Krimeve të Rënda: Deklaratat politike nuk e intimidojnë hetimin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kërkojnë arrestimin e Tahirit, zbulohet lidhja e tre prokurorëve tropojanë me Berishën

Pas akuzave të forta të kryeministrit Rama lidhur me kërkesën për arrestimin e Tahirit, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se ajo nuk do të intimidohet nga deklaratat politike dhe se e dinte që do tëpërballej me goditje frontale politike, për shkak se nën hetim është ish-ministri Tahiri.

Më tej, Prokuroria e Krimeve të Rënda shkruan se “ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika.”

DEKLARATA E PLOTË:

Prokuroria për Krime të Rënda rithekson qëndrimin e saj se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor.

Prokuroria për Krime të Rënda e ka të qartë se, që në fillimet e këtij hetimi, do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Por, kjo nuk e pengoi aspak që t’i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë për autorizimin për arrestimin e personit nën hetim. Pasi, në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren masat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë….”.

Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, paraditen e së Hënës (dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë-Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Në fjalën e tij, kryeministri, në cilësinë e Kryetarit të subjektit politik që ai drejton, shprehu opinionin dhe vlerësimin mbi provat e paraqitura në mënyrë sekrete nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda në Këshillin e Mandave dhe Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë.

Pra, në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.

Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika.

Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë.

Prokuroria për Krime të Rënda është e bindur se i gjithë faktori politik shqiptar, i mbështetur edhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, hartuan Reformën në Drejtësi, duke pasur si guidë të suksesshme përvojën kroate e rumune, të cilat i ndihmuan për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses.

Gjithësesi, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet e saj, si për rastin konkret, ashtu edhe për çështje të tjera të krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale. Deklaratat politike dhe, sidomos presionet indirekte me procesin e Vetingut, nuk mund dhe nuk do të mund të cënojnë proceset hetimore.

Tags: Akuzat e RamësDeklaratat politikeintimidojnë hetiminProkuroria e Krimeve të Rënda

TË LIDHURA

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

17:23 | 08/11/2025
Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet
Aktualitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

12:33 | 08/11/2025
Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin
Aktualitet

Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin

12:29 | 08/11/2025
Next Post
Largohet Vasili, me statut Monika Kryemadhi në krye të LSI

Kryemadhi: Rama shiti sot sipas interesit Saimir Tahirin

Jepet alarmi/ Kujdes me mashtrimet në internet, ja ç’po ndodh!

Jepet alarmi/ Kujdes me mashtrimet në internet, ja ç’po ndodh!

Berisha nxjerr emrin: Ky ministër ulej për dreka dhe darka me Habilajt në Vlorë

Berisha nxjerr emrin: Ky ministër ulej për dreka dhe darka me Habilajt në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Votuesit mbi 55 vjeç vendimtarë për rezultatin, 34.4% e zgjedhësve dhanë 50% të votave
Aktualitet

Votuesit mbi 55 vjeç vendimtarë për rezultatin, 34.4% e zgjedhësve dhanë 50% të votave

by mirseda
08:28 | 10/11/2025
0

Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë...

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

14:36 | 09/11/2025
Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com