Skënderbeu dhe Partizanin i Beogradit u përballën dje në “Elbasan Arena” në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Europës. Edhe pse në këtë sfidë nuk lejoheshin tifozë nga Serbi për shkak të vendimit të UEFA-s, kanë qënë gazetarët serbë ata që kanë provokuar me një gjest ofendues për shqiptarët gjatë vizitës së tyre në Shqipëri si pjesë e delegacionit të skuadrës së Partizanit.
Gjatë xhiros në kryeqytet, gazetarët e “Kuririt” realizuan një foto pranë bustit të Skënderbeut në qendër, duke ngritur tre gishtat lartë, të cilët simbolizojnë luftën e çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve.
Akoma më i rëndë ishte publikimi i kësaj fotoje në gazetën kombëtare “Kurir”, pasi ky është një ofendim i rëndë për popullin shqiptarë.