Kontrollet e rrepta të policisë kanë krijuar radhë dhe kaos në “Elbasan Arena”. Kur dhe pak minuta na ndajnë nga starti i sfidës Skënderbeu-Partizani i Beogradit jashtë stadiumit në Elbasan shihet një numër i madh tifozësh që presin në radhë për tu futur. Vonesa të shumta kanë sjellë kontrollet e imtësishme të policisë për të shmangur çdo episod të mundshëm që mund të pengonte zhvillimin e kësaj sfide. Masat e rrepta janë marrë pas incidenteve që ndodhën 3 vite më parë në Beograd dhe askush nuk do donte të përsëriteshin, por procedura që ka zgjedhur policia e shtetit për të zbatuar po pengon tifozët që të futen në stadium.
https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155352751673371/