Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Prokurori i ciki ka firmosur kërkesën për arrestimin e Tahirit është Besim Hajdarmataj i cili mban dhe postin e kryetarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Hajdarmataj ka drejtuar nder vite institucionin e hetimit në qytete të vështira si Tropoja apo Kurbini. Ai ka qenë për një periudhë kohe dhe drejtues i prokurorisë në Durrës për të marrë para rreth një viti drejtimin e prokurorisë së krimeve të rënda.
Besim Hajdarmataj ka lindur në qytetin e Tropojës në vitin 1975 dhe ka përfunduar studimet në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.
Ai njihet si prokurori që ka trajtuar disa nga çështjet e veshtira në vend, mes të cilave edhe ajo e italianit Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit.
Pritet autorizimi nga Kuvendi, pasi të jetë mbledhur më parë Këshilli i Mandateve sot në 19:00, për t’i hapur rrugë veprimeve të mëtejshme të Prokurorisë.