Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çështja Shullazi, zbardhen dëshmitë e VIP-ave. Nikolla nxjerr “blof” Tahirin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Çështja Shullazi, zbardhen dëshmitë e VIP-ave. Nikolla nxjerr “blof” Tahirin

Është zhvilluar sot seanca për çështjen “Shullazi” në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sot kanë dëshmuar me radhë rektori i UT Mynyr Koni, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ish drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Ndërkohë janë zbardhur edhe dëshmitë e secilit prej dëshmitarëve. Rektori Koni ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa ka theksuar se në momentin e kërcënimit ka qenë errësirë dhe nuk ka arritur të dallojë personin që i ka kërkuar të tërhiqet.

“Në momentin e kërcënimit kam qenë para Fakultetit të Shkencave. Më thirrën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda. U futa në makinë dhe u ula pas. Më kërkuan të hiqja dorë nga gara. Kërkesa ishte në mënyrë ultimative. Në momentin e parë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Isha i tronditur. Anulova garën zgjedhore. Kontaktova vetëm me Dhori Kulen dhe i tregova ngjarjen. Kam paraqitur dhe dorëheqjen, pastaj iu riktheva garës”, deklaroi Koni.

Ai po ashtu ka deklaruar në seancë se Ministri i Brendshëm i ka garantuar sigurinë.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë, Shullazi e ka pyetur drejtpërdrejt Konin, nëse i ngjante fytyra e tij me personin që e kishte kërcënuar.

“A të ngjaj unë me ata që të kërcënuan?”, ka thënë Shullazi, ndërsa Koni është përgjigjur:
“Të kam parë aq shumë në TV sa nuk e përcaktoj dot. Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë…”
“Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar”, ka replikuar Shullazi.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka nxjerrë “blof” ministrin Tahiri, teksa ky i fundit dëshmoi se lajmin për kërcënimin e Konit e kishte mësuar nëpërmjet publikimit të Berishës.

“Ishte Majlind Keta që më njoftoi për ngjarjen. Mora në telefon zotin Kule dhe më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj tij. Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë ai më la takim tek Garda. Aty erdhi dhe ministri Tahiri, Kule, Hodaj. Ndërsa ishim në takim me Tahirin, Berisha doli në konferencë për shtyp dhe dha detaje nga kërcënimi”, kështu mësohet të jetë shprehur Nikolla, shkruan ‘Balkanweb’.

Para pak ditësh, ish-ministri Tahiri dha një version tjetër, teksa pohoi se ngjarjen e kishte marrë vesh në media, ku ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht kërcënimin që kishte marrë Koni nga Shullazi si dhe tërheqjen e tij nga gara.

“Ngjarjen në fjalë e kam marrë vesh nga denoncimi publik i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat”, dëshmoi Tahiri.
Një përplasje ka pasur edhe mes Shullazit e ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Hodaj teksa ky i pari ka kërkuar llogari se mbi çfarë provash është shoqëruar dhe kush ia ka dhënë emrin e tij.

“Më jep shpjegim mbi c’prova jam shoqëruar dhe kush ta ka dhëne emrin tim, ta kanë dhënë profesorët. Pse kushdo që mund të akuzojë dikë mund të shkojë në burg?” tha Shullazi. Por nga ana e tij Hodaj tha se ka zbatuar rregullat dhe ligjin.

“Jam telefonuar nga Haki Cako dhe aty kam gjetur rektorin e kohës, Dhori Kule. Më është ngarkuar të shkoj tek Mynyr Koni për të marrë kontakt. Kur shkova ai ishte i tronditur. E shoqërova me makinën time në gardën e republikës. Më pas Koni është shoqëruar në komisariat ku ka bërë edhe kallëzimin për kërcënimin”, tha Hodaj.

Kule mohoi të ketë pasur komunikim me Berishën pas kërcënimit./ Tirana Today

Tags: deshmon NikollaEmiljano ShullazigjyqiMynyr Konisaimir tahiriShullazi

TË LIDHURA

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare
Aktualitet

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen
Aktualitet

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

21:15 | 17/06/2025
Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes
Aktualitet

Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

20:11 | 17/06/2025
Next Post
Tregtia e jashtme e mallrave, rritet eksporti dhe importi me mbi 10%

Tregtia e jashtme e mallrave, rritet eksporti dhe importi me mbi 10%

VLORË/ Sekuestrohet gomonia me vlerë 150.000 euro

VLORË/ Sekuestrohet gomonia me vlerë 150.000 euro

Rriten importet me Greqinë, pësojnë 30% ulje me Gjermaninë

Rriten importet me Greqinë, pësojnë 30% ulje me Gjermaninë

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev
Bota

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev

by mirseda
22:50 | 17/06/2025
0

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja...

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

22:46 | 17/06/2025
“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

22:24 | 17/06/2025
Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

21:30 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com