Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët mundin për herë të dytë Gruevskin

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Zgjedhjet lokale, nis gara politike. LSDM dhe VMRO synojnë votuesit shqiptarë  

Ata shqiptarë, që gjysme viti më parë u bënë protagonistë të një revolucioni të butë në Maqedoni, sot po korrin frytet e para. Zgjedhjet lokale të së dielës sanksionuan një ndëshkim plebishitar me votë, për dikatorucin e vogël sllav, Nikolla Gruevski. Për herë të parë, WMRO-DPMNE, e zhveshur nga pushteti, u dënua në kutitë e votimit, për krimet e kryera, për metodat autokratike, për vjedhjen e pasurive publike dhe zgjedhjeve.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kur u zhvillua beteja elektorale për pushtetin qendror, kjo që ndodhi sot, as që mund të imagjinohej. Megjithëse nën trysninë perëndimore, Gruevski ishte rrëzuar nga kolltuku, pushteti i tij në media, gjykata, në shërbimin sekret dhe forcat e sigurisë, ishte ende i fortë.

Por në këtë moment Maqedoninë e shpëtoi pjesa më e ndritur e elektoratit shqiptar. Rreth 70 mijë prej bashkëkombësve tanë, vendosën me guxim të kapërcejnë murin etnik të sanksionuar prej një çerek shekulli në vendin fqinjë dhe të votojnë kundër tiranisë dhe pro opozitës Social Demokrate të Zaevit.

Zgjedhja e tyre, në një vend plot paragjykime, ku secili voton për partinë e etnisë së vet, nuk ishte e lehtë. Por ajo kishte ardhur natyrshëm që pas plasjes së “bombave” në pranverën e vitit 2015 dhe manifestimeve të përbashkëta me flamuj dhe oratorë të dy kombësive në mitingjet kundër regjimit.

Kjo pjesë pararojë mes shqiptarëve kuptoi se në sistemin ku jetonte, vlerat e demokracisë vinin përpara sentimenteve kombëtare. Se pa realizuar të parat ishte hipokrizi të pretendohej për të dytat. Dhe kështu, disa shqiptarë të guximshëm kandiduan si deputetë për opozitën maqedonase. Kjo gjë solli si rrjedhim edhe votën e pa ndodhur ndonjëherë të 70 mijë të tjerëve.

Ishte pikërisht kjo kthesë historike që barazoi elektoralisht, dhjetorin e shkuar, WMRO- DPMNE, (që kishte ende në duar levat e pushtetit) me opozitën e majtë. Qe gjithashtu fryma e kësaj vote (bashkë me trysninë ndërkombëtare) që, pavarësisht nostalgjisë dhe pengjeve të së shkuarës, nuk i lejoi partitë tradicionale shqiptare të shkonin në koalicionin e vjetër me Gruevskin.

Por, në krizën e gjatë që prej përfundimit të zgjedhjeve e deri në formimin e koalicionit qeverisës, në dëshpërim e sipër, Gruevski dhe njerëzit e tij, me një instinkt millosheviçian tentuan të përdorin kartën nacionaliste. Ata u frynë borive të një shteti që po shqiptarizohej, i hodhën benzinë zjarrit të urrejtjes etnike, organizuan demonstrata ku bëheshin thirrje për vdekjen e shqiptarëve, deri sa në fund shpërthyen edhe sallën e parlamentit duke rrahur e goditur deputetët shqiptarë.

Ky konflikt artificial edhe brenda edhe jashtë Maqedonisë ngriti një dyshim të ri. Ai krijoi frikën se mos përmes nxitjes së urrejtjes kundër shqiptarëve, WMRO do fitonte pikë në elektoratin sllav. Se mos ajo do të rifitonte votues duke përdorur propagandën e shpëlarë se qeveria dhe pushteti i Zaevit ishin peng të shqiptarëve.

Tanimë kjo frikë është fashitur. Zgjedhjet e kësaj të diele, që dëshmuan rrënimin politik të Nikolla Gruevskit, treguan se as ringjallja e fantazmave të autoritarizmit dhe as demonët e nacionalizmit, nuk trembin askënd në një vend të lirë.

Dhe natyrisht, sot Maqedonia është më e lirë se në dhjetëvjeçarin e fundit. Kjo garë lokale tregoi se daullet nacionaliste nuk mund të fshehin krime si ato të rasteve “Monstra”, nuk mund të fshijnë nga kujtesa përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve, nuk mund të bëjnë të harrohen ryshfetet e kërkuara për ndërtimin e autostradave, vjedhjet e kutive të votimit dhe torturat nëpër burgje.   

Në këto zgjedhje edhe maqedonasit e ndëshkuan me votë të shkuarën autoritare të Gruevskit. Dhe për këtë, padyshim, merita i takon pjesës më të ndritur të elektoratit shqiptar. Atyre që gjysmë viti më parë, hodhën hapin e madh të kapërcimit të murit etnik duke dhënë mesazhin se shpesh beteja për lirinë është më e rëndësishme se ajo për përkatësinë./Lapsi/

Tags: Gruevskinherëmundinpërshqiptarettë dytëWMRO-DPMNE

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Liverpool kishte në dorë CR7, por zgjodhi Hewell

Liverpool kishte në dorë CR7, por zgjodhi Hewell

Rreziku që i vjen Evropës nga Austria

Rreziku që i vjen Evropës nga Austria

Shtypi i ditës, 17 tetor 2017

Shtypi i ditës, 17 tetor 2017







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

by mirseda
21:59 | 16/01/2026
0

Ervin Salianji do të zhvillojë të dielën në orën 18:00 një takim me strukturat e PD në...

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com