Emisioni “Ju flet Moska” i drejtuar nga Kastriot Myftaraj denoncon dhe vjedhjen e 10 milionë eurove. Bëhet fjalë për drejtorin ekzekutiv të KESH Agron Hetoja.
Sipas Myftarajt abuzimi është bërë me tenderin për Rehabilitimin me rinovim teknologjik të kuzhinetave mbështetëse të pesë agregatëve në Hidrocentralin Vau i Dejës.
Kastriot Myftaraj: Sot do ju tregoj një histori të vjedhjes së parave publike në institucionet e shtetit shqiptar. Një histori që duke sikur ka të bëjë me një shumë relativisht të vogël 10 mln euro. Por kryesorja është se kjo është tregues sesi do të shpërdorohen një shumë tepër më e madhe. Bëhet fjalë për kredi prej 251 mln euro që BERZH i ka dhënë KESH. Është nënshkruar nga drejtori i sotëm i KESH Agron Hetoja.
Është një histori ku vjedhja shumëfishohet. Dëmi është afatgjatë.
Është fjala për një tender që është bërë në KESH. Një tender me titull: Rehabilitimi me rinovim teknologjik i kuzhinetave mbështetëse të pesë agregatëve në Hidrocentralin Vau i Dejës.
Teleshikuesit duhet të dinë se bëhet fjalë për rinovimin e kuzhinetave të turbinave. HEC-i Vaut të Dejës ka 5 turbina. Është fjala për një histori, ku rrota shitet më shumë se makina. Kuzhinetet janë një pjesë e trubinës.
Tenderi është bërë në 1 qershor 2017 nga KESH me fondin 10.5 mln euro pa TVSH. Marrin pjesë dy kompani: Voith Hydro gmbh dhe General Electric dega e Zvicrës amerikane.
Të dyja kompani lider dhe me repotacion dhe tenderin pas një procedure të dyshimte e fiton kompania gjermane Voith Hydro gmbh, e cila e fiton tenderin duke bërë si ofertë një shumë prej 8 mln e 862 565 euro. Ndërkohë kompania amerikane jep si vlerë 5 mln e 775 000 pa tvsh.
Fituesi shpallet kompania me ofertën më të lartë.
Shikuesit duhet të dinë se kompanitë amerikane kanë një porosi nga qeveria e tyre. Kanë porosi që në vende si Shqipëria të mos bëjnë abuzime shumë të dukshme edhe kur qeveritarët vendas ua ofrojnë si në këtë rast. Por duhet ditur se çdo padrejtësi që u bëhet kompanive amerikane nëpër botë në vende si Shqipëria mbahet shënim dhe hapet një dosje nga FBI, CIA.
Edhe kompanitë gjermane dënohen njëlloj nga qeveria e tyre sikur japin rryfshet si brenda dhe jashtë. Po çfarë ka bërë kompania Voith Hydro gmbh për të fituar tenderin? Këto gjejnë një nënkontraktor shqiptar dhe ky pastaj bën aferat.
Në këtë rast personi kyc në këtë aferë është një njeri shumë i çuditshëm. Është zoti Mehmet Krasniqi, që nuk i gjendet as fotografia dhe as CV, është nga Kosova. Ka ardhur në Shqipëri në 2008 dhe ka krijuar një kompani Nova mat LTD. Kjo është degë e një komapnie asutriake në Shqipëri.
Ky zotëria krijon një kompani e cila do merret me pajisje për shit-blerje energjie dhe pa pasur asnjë aktivitet kjo. Pra ky vjen nga Kosova krijon këtë degën dhe nuk ka asnjë aktivitet.
Ky zotëria adresën e ka në të njëjtin pallat me Voith, pra ky ka ardhur përpara Voith-it dhe vjen Voith-i regjistrohet në 10 tetor dega e Shqipërisë dhe vjen te i njëjti pallat ku është ky.
Zoti Hetoja e dinte që po bënte një veprim të dënueshëm ligjërisht po tia jepte firmën komoanisë Voith me ofertë kaq të lartë. Ky bëri një truk, i skualifikoi të dyja kompanitë pasi nuk bënin dhe u fut në lojë Komisioni e Prokurimit Publik, zoti Ervis Shurga.
Komisioni i Prokurimit Publik merr ankesën e të dy kompanive dhe i jep të drejtë kompanisë Gjermane me një shumë mbi 3 mln e ca euro më tepër. Kjo skemë ishte bërë paraprakisht. Komisioni i Prokurimit shpalli fituesin sipas termave që i kishte sjellë Hetoja. Sa doli vendimi Hetoja nënshkroi kontratën, pa e shpallur fituesin në buletin.
Drejtori i General Electric dhe i kërkoi kryeministrit Rama i cili nuk e priti. Bëri ankesë në ambasadën amerikane dhe ankesa u mor shënim.
Këtu kemi të bëjmë me një vjedhje të madhe të pasurisë publike dhe dëmi është më i madh sepse këto kuzhineta do të dëmtojnë punën e turbinave dhe nuk do punojë HEC me kapacitetin e duhur. Dëmi do jetë shumë afatgjatë, por këta kanë ndërmend të vjedhjen edhe më shumë se është i 71-shit HEC.
Unë i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të anulojë këtë tender të turpshëm, këtë kontrat, i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të merret me këtë. Emisioni BOOM të investigojë për këtë çështje. Do kontaktoj edhe me studion ligjore që ka mbrojtur kompaninë amerikane për të marrë të dhëna shtesë, sepse kjo është maja e Ajzbergut.
Këtu është një skemë oktapodeske, si me tentakula, një kartel. Agron Hetoja është një njeri pa CV, ky ka punuar në OJF, ky ska asnjë lidhje me KESH. Ky ka një diplomë në ekonomik dhe ka punuar nënëpr OJF. Ky është memec, por do tia themi këtë sepse kur i jepet një post i lart të shpërdorjë pasuritë publike, nesër thonë “emo ca ti bëjmë i tillë ishte”.
Dua ti bëj një pyetje të drejtpërdrejtë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por edhe Prokurorit dinë gjë kush është ky Mehmet Krasniqi që nuk i gjendet asnjë fotografi? Dinë gjë ku kanë shkuar për qejfe me Agtonë Hetonë.
Ka dosje për këta njerëz që i kanë bërë një poshtërsi një kompanie serioze amerikane, ka hetim tjetër. E kanë dëgjuar ndonjëherë ku bëhen këto qejfet. Cilët janë këta Feliksët e Hamburgut, ca lidhje ka Mehmeti me këta? Feliksët e Hamburgut janë një familje nga Gjakova që merret shumë me bizneset e prostitucionit në Hamburg. Mos ka qenë gjë për qejfe ky Agron Hetoja. Tashti ju thoni ku i ke provat? Po shkove për qejfe andej një zyrtar i lartë është një pistë për hetim kjo. Po do dalin edhe prova.