Historia botërore numëron shumë ngjarje që duket se janë parashikuar vite dritë përpara kohës kur kanë ndodhur. Ne nuk e dimë nëse ata janë të rastësishme apo jo, por me siguri janë interesante dhe tërheqin vëmendjen tonë.
Parashikimi i Mark Twain
Mark Twain u lind më 30 nëntor 1835, pak pas shfaqjes së kometës së Halley. Në vitin 1909, ai thoshte me shaka: “Unë erdha me kometën në vitin 1835 dhe do të iki me të herës tjetër kur të shfaqet”. Këto fjalë dolën profetike: më 21 prill 1910, Twain vdiq nga angina ditën e kthimit të kometës mbi tokë.
Mallkimi i Tamerlanit
Më 20 qershor 1941, u hap varri i Tamerlanit, një pushtues turko-mongol. Sarkofagu kishte një mbishkrim në të: “Kushdo që do të hapë varrin tim do të nxjerrë një pushtues më të tmerrshëm se unë.” Dy ditë më vonë, Gjermania naziste sulmoi BRSS.
Dy të panjohur zbuluan që ishin binjakë
Këta binjakë nga Ohio, të ndarë që pas lindjes së tyre, nuk dinin asgjë për ekzistencën e njëri-tjetrit. Megjithatë, ata jetuan jetë të ngjashme. Prindërit e tyre adoptues i quajtën të dy James. Të dy kishin një qen me emrin Toy, dhe kishin profesione të ngjashme. Të dy u martuan me gra të quajtur Linda dhe u divorcuan. U martuan përsëri, secili me një grua me emrin Betty.
Bombardimi nga e ardhmja
Në 1932, gazetari J. Bernard Hutton dhe fotografi Joakim Brandt shkuan në kantierin e Hamburgut për të bërë një reportazh. Ata u kthyen të frikësuar dhe të tronditur, duke u folur të gjithëve për një sulm ajror në qytetin e Hamburgut. Brandt pohoi se ai kishte fotografuar vendin. Megjithatë, kur punoi fotot, nuk kishte asgjë për bombardimet as ndonjë lloj tjetër sulmi.
11 vjet më vonë, Hutton lexoi në një gazetë në Londër për bombardimet e Hamburgut nga “Operacioni Gomorra”. Ne nuk e dimë nëse kjo është rastësi, por Hutton pohoi se ai e pa pikërisht të njëjtin sulm në vitin 1932.
“Gjyshi im ngjan me Johnny Depp.”
Gjyshi i një përdoruesi të “Imgurit” duket si Johnny Depp. Rastësi apo rimishërim?
Parashikimet e filmave vizatimorë
Në një nga episodet e Johnny Bravo, shfaqet një poster në mur që thotë “Së shpejti”. Ky episod u transmetua 5 muaj përpara sulmeve terroriste më 11 shtator.
Një avion nga e ardhmja
Në vitin 1935, Air Marshal Sir Robert Victor Goddard vizitoi një aeroport të braktisur në Edinburg. Gjatë rrugës në shtëpi, e zuri stuhia dhe i duhej të kthehej në aeroport për strehim. Aeroporti i vjetër dukej shumë i gjallë dhe funksional. Në shiritin e uljes, ai pa një aeroplan që nuk e kishte parë më parë. 4 vjet më vonë, Goddard u dërgua përsëri në atë aeroport. Ai e pa të njëjtin aeroplan që kishte parë në vitin 1934: modeli quhej Miles Magister. Prodhimi i këtij modeli filloi në vitin 1937, pothuajse 3 vjet pasi Goddard e pa për herë të parë.
Bashkimi Evropian në 1968
Në vitin 1968, shkrimtari John Brunner botoi romanin e tij “Stand on Zanzibar”. Në të përshkruhet komploti për Bashkimin Evropian i cili u krijua zyrtarisht në vitin 1993.
Një fashionist në të shkuarën
Ju mund të shihni një njeri që nuk duket si të tjerët në këtë foto të shkrepur në vitin 1941 gjatë hapjes së Urës së Artë, British Columbia. I riu u quajt “fashionist” për shkak të pamjes së tij. Hidhni një sy flokëve të tij, rrobave dhe syzeve të diellit: janë të gjitha shumë moderne për atë kohë.
Eddie Murphy i 1930-ës
Një tjetër rast i mrekullueshëm i “rimishërimit” është Eddie Murphy. Ai duket si kopja e përsosur e një njeriu të fotografuar në vitet 1930. Ndoshta disa njerëz njohin sekretin e rinisë së përjetshme.
Libri që parashikoi krizën financiare botërore
Romani Revolta e Atlasit, i shkruar nga Ayn Rand, u botua për herë të parë në vitin 1957. Shkruhej se qeveria amerikane do të përpiqej të kontrollonte biznesin më shumë, ekonomia e planifikuar do të zëvendësonte tregun e lirë dhe bota do të përjetonte një krizë të rëndë financiare. Disa njerëz besojnë se libri parashikoi krizën financiare të vitit 2008. (TIRANA TODAY)