Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thimas de Maiziere ka propozuar që në Gjermani të ketë edhe një festë myslimane.
Teksa foli në një tubim elektoral përpara zgjedhjeve në shtetin verior të saksonisë së poshtme, De Maiziere, pjesëtar i kristiandemokratëve të Merkelit, tha se ai ishte i hapur që në disa rajone të Gjermanisë, të kishte edhe festa publike myslimane.
Ministri deklaroi se shumica e festave në Gjermani ishin kristiane, por duhet tëketë edhe një festë publike për besimtarët myslimanë.
Në Gjermani, jetojnë rreth 4 milionë myslimanë, pjesa më e madhe e të cilëve me origjinë turke. Shumë nga mbi 1 milionë emigrantët që mbërritën në vend dy vitet e fundit, janë po ashtu myslimanë.
Propozimi i De Maiziere shkaktoi përplasje me kolegët e tij konservatorë, që pritet të fillojnë bisedimet tre palëshe për krijimin e koalicionit të ri me demokratët e lirë liberalë dhe të gjelbrit, javën e ardhshme.