Mbretëresha Elizabeta II është e njohur si një mbretëreshë modeste dhe dinjitoze. Megjithatë, ajo ka të drejtë të mos ndjekë disa ligje të caktuara. Ja një listë të rregullave më të çmendura që Mbretëresha mund të thyejë.
Ajo mund të kalojë limitet e shpejtësisë
Ne nuk e kemi parë kurrë Mbretëreshën Elizabeta duke ndjekur një makinë në rrugë. Megjithatë, teknikisht ajo ka këtë të drejtë. Të gjitha limitet e shpejtësisë mund të thyhen nga ajo në cdo vend, por natyrisht, ajo nuk abuzon me këtë fuqi.
Nuk ka nevojë për patentë shoferi.
Përkundër faktit që të gjitha lejet e drejtimit në Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar në emër të saj, Mbretëresha Elizabeta nuk ka nevojë ta ketë një të tillë. Ajo as nuk kishte nevojë të kalonte ndonjë praktikë drejtimi ose të merrte mësime. Sidoqoftë, ajo është shumë e mirë në drejtimin e makinës, ishte shofere e ambulancës gjatë luftës.
Mbretëresha nuk ka nevojë për pasaportë.
Kjo është e njëjta situatë si me një patentë shoferi. Madhëria e saj nuk ka nevojë për pasaportë, dhe kjo nuk e ndalon atë të udhëtojë. Ajo është një nga shumë pak njerëz në botë që nuk ka nevojë të ketë një dokument zyrtar të identifikimit
Ajo është e lirë për të mos dhënë asnjë informacion privat.
Në Mbretërinë e Bashkuar ekziston sistemi i lirisë së informimit që lejon shtypin dhe publikun të bëjnë çdo lloj pyetjeje. Por Familja Mbretërore përdor fuqinë e saj për të bllokuar këtë ligj. Thënë më thjesht, ata janë absolutisht të lirë të mos japin asnjë informacion privat.
Ajo nuk paguan taksa.
Të gjithë qytetarët e Britanisë së Madhe, si në shumë vende të tjera, duhet të paguajnë taksa pavarësisht nga fitimet e tyre. Mbretëresha është e përjashtuar nga ky ligj. Megjithatë, ajo ka paguar taksat vullnetarisht që nga viti 1992.
Mbretëresha mund të fillojë luftën.
Mbretëresha Elizabeta mund të fillojë luftë kundër çdo vendi në çdo moment. Në praktikë këto vendime merren nga parlamenti, por zyrtarisht duhet leja e Mbretëreshës.
Nuk mund të paditet.
Ligjërisht është e pamundur të paditet Mbretëresha. Ajo ka të drejtën të mos japë dëshmi në gjykatë dhe sigurisht nuk mund të ndiqet penalisht.
Ajo mbron të gjithë fëmijët.
Mbretëresha Elizabeta është kujdestarja zyrtare e të gjithë fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo teknikisht ka të drejtën të marrë fëmijën e kujtdo. Por, mos u shqetësoni sepse ajo kurrë nuk e ka bërë këtë.
Ajo ka të drejtë të vandalizojë pronën.
Në rrethana të caktuara, në emergjenca kombëtare, Mbretëresha ka të drejtën të thyejë, të hyjë dhe të shkatërrojë çdo pasuri. Tingëllon e frikshme, por patjetër që mund t’i besojmë asaj.
Mbretëresha mund të shkelë ligje.
Madhëria e saj është mbi ligjin. Ajo ka të drejtë të shkelë çdo ligj. Megjithatë, Mbretëresha Elizabeta është mjaft modeste. (TIRANA TODAY)