gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Tetor

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Tetor

14 Tetor 1962- Fillon kriza e raketave kubane

Kriza kubane e raketave, çoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik në prag të konfliktit bërthamor. Fotot e marra nga një avioni ushtarak amerikan i tipit U-2 që fluturonte në lartësi të mëdha, ofroi dëshmi të pakundërshtueshme se në Kubë Moska kishte vendosur raketa bërthamore me rreze të mesme veprimi, vetëm 90 milje larg bregut amerikan.

Tensionet midis dy superfuqive, ishin rritur vazhdimisht që nga operacioni i dështuar i prillit 1961 në Gjirin e Derrave, kur refugjatët kubanë, të armatosur dhe të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, zbarkuar në ishull dhe u përpoqën të rrëzonin qeverinë e Fidel Castro-s.

Ndonëse pushtimi nuk pati sukses, Castro ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara do të provonin sërish, ndaj dhe kërkoi më shumë ndihmë ushtarake nga Bashkimi Sovjetik. Gjatë vitit që pasoi, numri i këshilltarëve sovjetikë në Kubë u rrit në më shumë se 20.000.

Udhëheqësi rus, Nikita Hrushov, mund t’i kishte vendosur raketat bërthemore ne Kubë, nga bindja se Shtetet e Bashkuara do të pushtonin vërtet Kubën, por edhe për shkak të raketave bërthamore që SHBA-ja kishte vendosur shumë pranë Bashkimit Sovjetik (në bazat ushtarake në Turqi). Për dy javë më rradhë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik do të ishin shumë pranë nisjes së një lufte bërthamore, ndërsa bota e tmerruar priste se çdo të ndodhte.

14 Tetor 1890 – Lindi presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower

Eisenhower lindi në Abilene, Texas. Pas diplomimit në akadaminë West Point në vitin 1915, ai nisi një karrierë të shkëlqyer ushtarake, dhe do të bëhej komandanti suprem i forcave aleate në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe udhëheqës i zbarkimit aleat në Normandi të Francës në qershorin e vitit 1944.

Pas luftës, “Ike”, siç thërritej shkurt nga miqtë, shërbeu si president i Universitetit të Kolumbias deri në vitin 1951, kur u emërua komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë. Vitin që pasoi, Eisenhower mundi demokratin Adlai Stevenson në presidencialet e vitit 1952 për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara.

Lufta e Ftohtë dhe vendosmëria për të parandaluar përhapjen e komunizmit, karakterizuan politikat e jashtme dhe të brendshme të gjeneralit. Gjatë mandatit të tij të parë, Eisenhower u angazhua në dhënien fund të Luftës Koreane (1950 – 1953), si konfrontimi i parë diplomatik dhe ushtarak midis SHBA-së dhe një armiku të fuqishëm komunist sikurse ishte Kina, që ndërhyri në krah të Koresë së Veriut.

Në SHBA, Eisenhower mbështeti dhe inkurajoi përpjekjet për të neutralizuar spiunët potencialë komunistë në Amerikë, por shprehu privatisht neveri për taktikat e turpshme të përdorura nga senatori Joseph Mccarthy gjatë seancave dëgjimore të HUAC (Kommitetit të Kongresit për Aktivitetet Jo-amerikane).

14 Tetor 1964 – Martin Luther King Jr. merr Çmimin Nobel për Paqen

Në vitin 1964, King u bë personi më i ri që merrte Çmimin Nobel për Paqe, për punën e tij në dhënien fund të ndarjes dhe diskriminimit racor, përmes mosbindjes civile dhe mjeteve të tjera jo të dhunshme. Deri në vrasjen e tij në vitin 1968, Kingu i kishte rifokusuar përpjekjet e tij për t’i dhënë fund varfërisë dhe kundërshtuar Luftën e Vietnamit, të dyja nga pikëpamja fetare. Pastori i famshëm u vra më 4 prill 1968, në Memfis, Tenesi. Ai u nderua pas vdekjes me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 1977, dhe Medaljen e Artë të Kongresit në vitin 2004.

14 Tetor 1943 – Të burgosurit hebrenj, organizojnë një kryengritje të suksesshme në kampin nazist të Sobiborit

Më 14 tetor 1943, një grup i madh të burgosurish në Sobibor, të udhëhequr nga polaku hebre Leon Feldhendler, dhe i burgosuri sovjetik i luftës Alexander “Sasha” Pechersky, arritën të vrisnin fshehurazi 11 oficerë gjermanë dhe një numër rojesh.

Megjithëse plani i tyre ishte të vrisnin të gjithë SS dhe të dilnin nga porta kryesore e kampit, vrasjet u zbuluan dhe të burgosurit filluan të arratiseshin me vrap nën zjarrin e armëve të gjermanëve. Rreth 300 nga 600 të burgosurit e kampit, u arratisën nëpër pyje. Megjithatë, vetëm 50-70 prej atyre arritën të mbijetonin. Disa vdiqën në fushat e minuara që rrethonin kampin, ca të tjerë u kapën dhe u ekzekutuan nga gjermanët.

14 Tetor 1913 – Katastrofa më e rëndë natyrore e shekullit XX-të 20-të në Britaninë e Madhe, ndodhi në Sengenid në Uells më 14 tetor 1913. 950 minatorë u bllokuan nëntokë nga një shpërthim i fortë gazi. Shumë minatorët që nuk vdiqën menjëherë nga shpërthimi, u asfiksuan nga gazrat helmues. Në total gjetën vdekjen 439 minatorë.

14 Tetor 1066 – Zhvillohet Beteja e Hastings, që cilësohet si fitorja vendimtare e Uilliam Normanit në pushtimin e Anglisë. Në këtë betejë, gjen vdekjen edhe vetë mbreti anglez Haroldi II. 

14 Tetor 1651- Në Masaçusets të SHBA-së, miratohen disa ligje që i ndalojnë të varfrit të adoptojnë stile veshjesh të ekzagjeruara.

14 Tetor 1912 – Ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt, qëllohet dhe plagoset gjatë një aktiviteti në Milluoki. Ai i shpëtoi vdekjes falë gazetës që kishte palosur në xhepin e sipërm të xhaketës. Edhe pse i plagosur, ai insistoi ta përfundonte fjalimin e tij. 

14 Tetor 1964 – Nikita Hrushov shkarkohet si kryeministër i Bashkimit Sovjetik dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste pas 10 vjetësh në pushtet. Ai u pasua në dëtyrë nga ish-mbrojtësi i tij, Leonid Brezhnev.

14 Tetor 1973 –Mbi 100 mijë studentë dhe të rinj protestojnë për një qeveri demokratike në Tajlandë. Në Bangkok, vendoset gjendja e jashtëzakonshme, dhe deri në fund të trazirave gjetën vdekjen 77 persona, dhe u plagosën 857 të tjerë.

14 Tetor 1981 – Hosni Mubarak, i cili ishte zv.presidenti i Egjiptit kur presidenti Anvar Al Sadat u vra në 6 tetor, zgjidhet si Presidenti i ri i Republikës së Egjiptit. Mubarak do të dorëhiqej vetëm në shkurtin e vitit 2011, pasi akuzave për korrupsion dhe demonstrata të mëdha që shpërthyen në vend.

Tags: 14 Tetorhistorikkalendarindodhur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 14 tetor 2017

Shtypi i ditës, 14 tetor 2017

Shtypi nga bota, 14 tetor 2017

Shtypi nga bota, 14 tetor 2017

Skandali, u kapën me 20 ton drogë, prokuroria kërkoi lirimin

Skandali, u kapën me 20 ton drogë, prokuroria kërkoi lirimin







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

80-vjeçari vrau gruan e veten, policia kishte ndërhyrë 4 ditë më parë
Aktualitet

80-vjeçari vrau gruan e veten, policia kishte ndërhyrë 4 ditë më parë

by mirseda
17:09 | 24/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Kuman, në Roskovec. Një i moshuar, i...

Kina në mbështetje të diplomacisë, thirrje Iranit: Negociatat janë më mirë se luftimet

Kina në mbështetje të diplomacisë, thirrje Iranit: Negociatat janë më mirë se luftimet

17:00 | 24/03/2026
Gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, avokati Ndreca: Prokuroria s’i ka dorëzuar aktet sipas procedurës

Gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, avokati Ndreca: Prokuroria s’i ka dorëzuar aktet sipas procedurës

16:44 | 24/03/2026
Reuters: Irani do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga SHBA-të nëse ulen në negociata

Reuters: Irani do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga SHBA-të nëse ulen në negociata

16:41 | 24/03/2026
FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni – Shqipëri për shkak të kushteve atmosferike

FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni – Shqipëri për shkak të kushteve atmosferike

16:38 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com