gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Në fund të 2018-s SHBA-të dalin nga UNESCO

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Në fund të 2018-s SHBA-të dalin nga UNESCO

SHBA-ja në fund të vitit 2018 do të dalë nga Organizata e OKB-së për Kulturën, UNESCO. Këtë ministri i Jashtëm i SHBA-së, Rex Tillerson, ia komunikoi drejtores së UNESCO-s Irina Bokova të enjten.

Pak orë më pas kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjithashtu komunikoi, se vendi i tij do të dalë nga UNESCO. Netanjahu e ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme, që të përgatisë daljen e vendit nga kjo organizatë krah SHBA-së, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit, shkruan “Deutsche Welle”.

Drejtorja e UNESCO-s, Bokova, për pasardhësen e së cilës do të vendoset të premten (13.10), tha në Paris, se është për të të ardhur keq për këtë hap të ndërmarrë nga qeveria e presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ajo tërhoqi vëmendjen për partneritetin e gjatë dhe të ngushtë me SHBA-në dhe e cilësoi shkëputjen nga kjo organizatë si një humbje për “familjen e OKB-së”.

Sekretarja gjermane e shtetit për Kulturën, Monika Grütters, në një komunikatë për shtyp daljen e SHBA-së nga UNESCO pikërisht në këtë kohë e quan si një “sinjal tërësisht të gabuar”, duke nënvizuar më tej, se “në një mjedis të krizave globale në rritje një organizatë e besueshme dhe me efektivitet të lartë ka rëndësi të madhe veçanërisht sa i përket politikës ndërkombëtare për kulturën.”

Duke iu referuar ndryshimit në kreun e UNESCO-s së shpejti, Grütters theksoi, se aq më shumë i lidh ajo shpresat, që “me një qëndrim të fortë politik kjo organizatë sërish të mund të ndjekë objektiva më efektive e kësisoj të hapë perspektiva, për ta afruar sërish në një afat të mesme SHBA-në”.

Olaf Zimmermann, drejtor ekzekutiv i Këshillit Gjerman të Kulturës, u shpreh për një “goditje të rëndë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kulturës”. Ai tha, i vjen keq për këtë vendim të SHBA-së, ndonëse një hap i tillë pritej. “Jo vetëm tani nën Donald Trump, por edhe nën drejtimin e paraardhësit të tij Barack Obama, SHBA ka treguar jashtëzakonisht pak interes për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kutlruës”, u shpreh Zimmermann.

krahas përfaqësuesve të rëndësishëm të institucioneve kulturore ndër të tjera u prononcua edhe artisti gjermano-izraelit Shahak Shapira duke bërë një koment ironik, ku nënkuptonte qëndrimin e ngurtë të Donald Trump-it lidhur me ngjarjet në Charlottesville. Trump nuk e dënoi menjëherë dhunën e djathtë në Charlottesville.

Shapira i referohet në reagimin e tij argumentimit të Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, në të cilin thuhet, se ky hap konsiston edhe tek rezervat e SHBA-së, që kanë të bëjnë me reformat e mosrealizuara dhe pozicionet anti-izraelite në UNESCO. Për këtë arsye në të ardhmen nuk dëshirohet të vazhdojë angazhimi si vend anëtar.

UNESCO është një ndër 16 organizatat e posaçme e OKB-së. Qëllimi i saj është, që përmes mbështetjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe komunikimit të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. “Meqenëse luftërat krijohen në mendjet e njerëzve, duhet edhe që paqja të ngulitet në mendjet e njerëzve”, thuhet në dokumentin themeltar të UNESCO-s në vitit 1945, organizatë kjo që e ka selinë në Paris.

Tags: organizataSHBA-tëtë dalinUNESCO në krizëvendosin

TË LIDHURA

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

22:54 | 24/03/2026
Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës
Bota

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore
Bota

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Next Post
Raporti/ Taksat dhe korrupsioni pengojnë iniciativat për të bërë biznes në Shqipëri

Ja sektorët ku është rritur dhe ku ka rënë punësimi

Qeverisja me qytetarët/Rama dhe ministrat zbresin në terren (VIDEO)

Qeverisja me qytetarët/Rama dhe ministrat zbresin në terren (VIDEO)

Elektrofizologjia, trajtimi i çrregullimeve të zemrës pa operacion dhe ilaçe

Elektrofizologjia, trajtimi i çrregullimeve të zemrës pa operacion dhe ilaçe







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com