Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ahmeti: BDI fiton të paktën 16 komuna shqiptare

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ahmeti: BDI fiton të paktën 16 komuna shqiptare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti beson se partia e tij do të fitojë shumicën e komunave shqiptare, duke marrë më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara.

Rënien në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Ahmeti e konsideron një “stuhi të rrezikshme”, ku humbën pothuajse 8 mandate.

“Tani më 15 tetor, në Maqedoni organizohen zgjedhjet lokale. Pres një kthesë pozitive dhe kjo shihet gjatë takimeve që kam me elektoratin, me votues e simpatizantë të Bashkëpunimit Demokratik për Integrim. Ka një kthesë të mirë krahasuar me zgjedhjet e 2016-s, tani kemi një frymë shumë pozitive. Zgjedhjet parlamentare të 2016-s ishin një stuhi goxha e rrezikshme dhe për pasojë humbëm gati tetë mandate. Nuk i fitoi asnjë parti politike shqiptare ato tetë mandate, por pas çdo stuhie ka edhe viktima, ka edhe pasoja. Si duket ne mbijetuam në këtë stuhi, qytetarët e kuptuan që Bashkimi Demokratik për Integrim është i interesuar për avancimin e çështjeve në Republikën e Maqedonisë, në të gjitha fushat, dhe në veçanti në afrimin e komunitetit shqiptar”, tha Ahmeti në një intervistë për KosovaPress.

Më tej, Ahmeti parashikon se partia e tij do të udhëheqë me 16 komuna, nga 18 komuna shqiptare gjithsej në Maqedoni.

Madje, ai vlerëson se në së paku pesë komuna do të fitojnë që në raundin e parë, ndërsa në të tjerat presin të fitojnë në raundin e dytë.

Kreu i BDI-së thekson se shqiptarët në Maqedoni janë “viktima” të përçarjeve në shumë parti shqiptare, teksa tha se nuk është e nevojshme të ketë më shumë se 2 parti të tilla:

“Jo rastësisht në mënyrë alegorike thashë nga stuhia që pësuam pati viktima dhe viktimë ishin shqiptarët me 8 mandate. Shqiptarët janë viktimë e atyre përçarjeve në shumë parti të shqiptarëve këtu në Maqedoni. E them përsëri, shqiptarët nuk mund të kenë me shumë se dy parti dhe ekzistenca e veprimtarisë së partisë së tretë apo të katërt, është po aq e dëmshme sa të ketë një parti. Dy parti le të jenë në garë, pozitë-opozitë dhe do ishte e natyrshme që ne do të ishim në pozita shumë me të volitshme edhe për përballje me palën, me të cilën jemi në vazhdimësi jemi në konfrontim”, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, megjithatë ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe dalje sa më masive të qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Tags: 16 komuna shqiptareAli Ahmetibdifitonparashikon

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
A ndikon zbokthi në rënien e flokëve?

A ndikon zbokthi në rënien e flokëve?

Merr fund Lotaria Amerikane?

Ndërprerja e aplikimeve të Lotarisë, reagon Ambasada Amerikane

“Tërhiqu, kurseja vetes këtë gjynah!”, çfarë i kërkon Vasili kryeministrit?

Shpërthen Vasili: Na çau dërrasat Rama, ligj edhe për preshin!







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com