Gjatë ceremonisë së nderimit dhe kujtimit të deputetëve opozitarë të vrarë 70 vite më parë, Lulzim Basha u zotua se ai dhe Partia Demokratike do të punojnë fort që situata aktuale të ndryshojë.
Gjatë ceremonisë së nderimit dhe kujtimit të deputetëve opozitarë të vrarë 70 vite më parë, Lulzim Basha u zotua se ai dhe Partia Demokratike do të punojnë fort që situata aktuale të ndryshojë.
Basha deklaroi se do të propozojë 5 pika të platformës, për të bërë të mundur atë që ai e quajti “çlirim nga e shkuara”.
5 pikat e platformës së PD:
1. Gjetja dhe identifikimi i eshtrave të viktimave të pazbuluara
2. Nderimi i emrave të martirëve të vërtetë të demokracisë dhe pluralizmit.
3. Duhet të tregojmë krimet e komunizmit dhe historinë tragjike se si një popull ra në kthetrat e komunizmit
4. T’u presim rrugën njëherë e mirë drejtuesve të lartë komunistë nga drejtimi i vendit
5. Ndalimi publik i shenjave dhe simboleve të figurës së Enver Hoxhës dhe komunizmit