Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Analiza/ Ja sa ndikon pezullimi i vizave në marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Analiza/ Ja sa ndikon pezullimi i vizave në marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA

Pezullimi i procedurave të vizave mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka sjellë në rend të ditës marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve, të cilat ngërthejnë vëllim tregtar të jashtëm prej 17.5 miliardë dollarësh.
Eksporti i Turqisë për në SHBA në periudhën nga muaji janar deri në muajin gusht këtë vit është rritur për 33 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht nga rreth 4.3 miliardë dollarë është rritur në rreth 5.8 miliardë dollarë.
Gjatë periudhës në fjalë, importi i Turqisë nga SHBA-të ishte 7.95 miliardë dollarë, duke mos shënuar ndryshim.
Vëllimi tregtar mes Turqisë dhe SHBA-ve, i cili kishte rënë në 12 miliardë dollarë gjatë krizës financiare globale, ishte rritur në 20.6 miliardë dollarë në vitin 2011.
Ndërkaq, vëllimi mes dy vendeve ra në rreth 17.5 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Afaristët turq theksojnë se pezullimi i vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve do të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat bazohen në themele tregtare, politike dhe ushtarake, duke pritur që problemet të zgjidhen në atë mënyrë e cila minimizon dëmin në marrëdhëniet ekonomike.
Kamil Ekim Alptekin, kryetari i Këshillit Afarist Turqi-SHBA pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK), për AA tha se dy shtetet kanë nevojë për njëra-tjetrën ekonomikisht dhe politikisht.
“Ne kërkojmë që problemet të zgjidhen në atë mënyrë në të cilën nuk do të ndikohen marrëdhëniet ekonomike, megjithatë, dua të potencoj se asnjë shtet nuk bën kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare”, tha Alptekin.
Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së Afaristëve Turko-Amerikane (TABA), Ali Osman Akat, thotë se Turqia dhe SHBA-të kanë bashkëpunime të panumërta.
Sipas tij, marrëdhëniet mes dy shteteve janë historike dhe mbështeten në themele tregtare, politike, ushtarake dhe tregtare.
“Ne mendojmë se pezullimi i procedurave të vizave në misionet diplomatike të SHBA-ve në Turqi për shtetasit turq jo emigrantë do të dëmtojë marrëdhëniet e thella mes dy shteteve”, vlerëson Akat.
“Pezullimi i vizave në afat të pacaktuar do të godasë fuqishëm edhe tregtinë mes dy vendeve. Ne, që punojmë për t’i zhvilluar marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe SHBA-ve, urojmë që të hiqet dorë nga ky vendim”, tha ai.
Ndryshe, pasi SHBA-të pezulluan procedurat për viza në përfaqësitë diplomatike amerikane në Turqi për shtetasit turq që nuk janë emigrantë, edhe Ambasada e Turqisë në Washington dje njoftoi se ka pezulluar procedurat e vizave për shtetasit amerikanë në të gjitha misionet diplomatike në SHBA.
Pezullimi i vizave nga SHBA-të erdhi pasi autoritetet turke me herët shqiptuan masë arresti me paraburgim për Metin Topuz, punonjës i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-ve në Stamboll për lidhje me organizatën terroriste FETO.
Paraburgimi për punonjësin e konsullatës u caktua në kuadër të hetimeve ndaj FETO-s, pasi për të dyshuarin ishte zbuluar se ka pasur kontakte me disa të dyshuar të FETO-s, përfshirë edhe ish-prokurorin e arratisur të FETO-s, Zekeriya Oz, dhe ish-drejtorët policorë Yakup Saygılı, Nazmi Ardıç, Mahir Çakallı dhe Mehmet Akif Uner, ndaj të cilëve është hapur procedim gjyqësor, shkruan aa.
Topuz akuzohet për “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues”, “spiunazh” dhe “përpjekje për ta përmbysur qeverinë e Turqisë”.

Tags: analizai vizaveJa sa ndikonmarredhenietpezullimitregtareTurqi-SHBA

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Serbia letër BE-së: Të rishikohet pavarësia e Kosovës. Vuçiç: Shqiptarët të thonë ç’të duan

Vuçiç i bindet Spanjës, nuk e dërgon letrën në BE

Helmimi i nxënësve në Gjegjan/ Zbulohet shkaku, por mbeten anonim fajtorët

Helmimi i nxënësve në Gjegjan/ Zbulohet shkaku, por mbeten anonim fajtorët

Alarm! Bie numri i lindshmërisë, ja sa shkolla janë mbyllur për 4 vite

Alarm! Bie numri i lindshmërisë, ja sa shkolla janë mbyllur për 4 vite







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com