Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zgjimi i identitetit, Katalonja, Evropa dhe përtej saj

8 vjet ago
in Bota, Kryesore
Zgjimi i identitetit, Katalonja, Evropa dhe përtej saj

Është sfida (dhe paradoksi) më e madhe e kohës sonë: Larg zhdukjes së pretendimeve të identitetit, globalizimi po i përforcon ato. Nga Spanja në Mianmar, deri në Amerikën e Trump, ato duhet të ballafaqohen ballazi.

Paris-I cilësuar anti-kushtetues nga gjykatat spanjolle (dhe i denoncuar nga Mbreti), referendumi i pavarësisë i 1 tetorit në Katalonjë, përputhet me një prirje shumë më të gjerë globale:zgjimin e identitetit. Kudo po shohim rritjen intensive të regjionalizmit, nacionalizmit,  si dhe përkushtimit fetar, ndonjëherë duke u mpleksur me mungesën e tolerancës.

Është paradoksi i madh i globalizimit:Larg zhdukjes së pretendimeve identitare dhe kulturore të popujve, ai i përforcon ato. Kjo prirje është më e fortë në rajone të largëta si Mianmari apo Nigeri, por nuk kursen aspak as Evropën. Nga francezët dhe holandezët që i thanë “jo” referendumit mbi Kushtetutën Evropiane në 2005 tek Brexit, nga ngritja e Frontit Nacional të ekstremit të djathtë në Francë, tek refuzimi i multikulturalizmit nga Hungaria dhe Polonia, nga separatistët katalonjas dhe skocezë, deri tek ngritja e selefizmit në mesin e komuniteteve myslimane, zgjimi i identitetit, qoftë etnik apo fetar, është sfida e madhe e kohës sonë.

Në fjalimin e tij në Universitetin e Sorbonës, Emmanuel Macron, prezantoi konceptin e ri politik  të “sovranitetit evropian”. Por zgjimi i identitetit, është një pengesë serioze që qëndron në rrugën e presidentit. Sepse s’mund të ketë sovranitet pa komb. Dhe 60 vjet pas Traktatit të Romës, nuk ka ende një gjë të tillë, as edhe një fillim të një kombi evropian. Tërheqja do të ishte vetëvrasëse.

Evropa është ende një qytetërim, por jo ​​një komb. Megjithëse këtë civilizim (të ushqyer nga trashëgimia e lashtë greko-romake, trashëgimia judeo-kristiane dhe iluminizmi), e ndajnë së bashku estonezët, grekët, gjermanët, italianët, portugezët dhe irlandezët, të gjithë këta nuk do ta ndajnë kurrë “komunitetin e përvojës”, sikurse e ka përcaktuar BE-në shkencëtari politik francez Pierre Manent.

Ngjashëm, përkufizimi i një kombi sipas filozofit të shekullit XIX-të Ernest Renan – vullneti për të jetuar së bashku – nuk përputhet me Evropën. Franca është një komb, pasi një parizian mund të pranojë të paguajë taksa për francezët e tjerë në Guadelupe, në Francën jugore apo në Korsikë. Evropa nuk është një komb, sepse një gjerman s’do të pranojë kurrë të paguajë taksa për një grek.

Nëse katalanasit dhe kastiljanët nuk mund të formojnë më një komb spanjoll, është e vështirë të shihet se si të gjithë popujt e Evropës mund të formojnë së bashku një komb evropian. Zgjimi i identitetit në Evropë, është i detyruar të minojë perspektivën e një kombi evropian. Kjo i bën njerëzit dyshues, në lidhje me konstruksionet mbikombëtare.

E drejtë apo e gabuar qoftë, popujt kanë përshtypjen se institucionet evropiane i kanë mohuar identitetet e tyre, në vend se t’i mbronin ato. Ata ndjejnë se në vend se të favorizohen prodhuesit industrialë evropianë dhe identiteti ekonomik evropian, urdhrat e këtyre institucioneve për të hapur tregjet evropiane kanë favorizuar eksportet kineze dhe indiane.

Ata mendojnë, se në vend që të mbrohet kultura evropiane me një zë të lartë dhe të qartë, ata e “futën nën qilim’ (kur ish-presidenti francez Zhak Shirak, bllokoi përpjekjet për të përfshirë referencën e “rrënjëve të krishtera” të Evropës në Traktatin e vitit 2005). Së fundmi, institucionet evropiane akuzohen se kanë promovuar emigrimin e pakontrolluar të myslimanëve dhe multikulturalizmin.

E megjithatë, projekti evropian duket se është në interesin e qytetarëve evropianë. Kundër një fuqie të tillë demografike, industriale dhe tregtare si Kina, kundër fuqisë teknologjike të SHBA-ve dhe hegjemonisë së saj ligjore, financiare dhe monetare, asnjë komb evropian nuk mund të konkurrojë i vetëm.

Evropa që duhet të ndërtojmë është pra një Evropë e kombeve, një Evropë që respekton popujt, identitetet dhe sovranitetet e tyre. Ajo duhet të pushojë së qeni një makinë teknokratike që prodhon grumbuj normash të brendshme, por që është e paaftë të kundërshtojë makinerinë përtej Atlantikut. Ajo duhet ta diferencojë veten me projekte të mëdha, si krijimi i një ‘Amazon’-i evropian ose sistemi navigues, diçka e ngjashme me ‘Airbus’ dhe ‘Ariane’.

Në vend të një “sovraniteti evropian” të çuditshëm, ajo që kërkon Emmanuel Macron është ndoshta më mirë e përkufizuar si “evropiani i fuqishëm”, i aftë për të nxitur kampionët industrialë dhe për t’i rezistuar kufizimeve ligjore dhe financiare nga jashtë, por edhe dumpingut social, ekonomik apo mjedisor. Vetëm duke e rifokusuar vëmendjen e saj mbi projektet e mëdha që e bëjnë më të fuqishme, Evropa do të nxisë entuziazmin e të gjithë popujve evropianë, aq të zënë aktualisht duke u shqetësuar për identitetin e tyre.

Tags: evropaidentitetitKatalonjapërtejZgjimi

TË LIDHURA

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia
Bota

E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia

09:14 | 20/02/2026
Next Post
Demollari kujton Spanjën e 86-ës, për pak do kishim fituar

Demollari kujton Spanjën e 86-ës, për pak do kishim fituar

Panucci në vështirësi, edhe Lila në infermieri

Panucci në vështirësi, edhe Lila në infermieri

Gago lë shpirtin në fushë për Argjentinën (Video)

Gago lë shpirtin në fushë për Argjentinën (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

09:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja
Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

by mirseda
10:15 | 20/02/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për ndyrshim mase...

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com