Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Rezonanca magnetike, fjala e fundit në diagnostikimin e kancerit të gjirit

9 vjet ago
in Të Gjitha

Rezonanca Magnetike e Gjirit është ekzaminimi më i avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që realizohet me anë të një programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga specialistët përkatës. Është një ekzaminim joinvaziv, pa dhimbje, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjithë grupmoshat e pacientëve.

RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese, si mamografia apo ekoja janë të pamjaftueshme, duke çuar në diagnostikimin e saktë të sëmundjes. Gjithashtu RM e gjirit arrin të diagnostikojë patologjitë e gjirit që në fazat fillestare kur ato nuk janë të dukshme ende në mamografi apo eko.

Në cilat raste rekomandohet të bëhet RM e gjirit?

Rezonance Magnetike nuk është një metodë depistuese për të gjithë popullatën, por një metodë imazherike e avancuar që përdoret për grupe të caktuara dhe në situata të caktuara si:

Depistimi i grave me RISK TË LARTË për kancerin e gjirit.

Shoqata Amerikane e Kancerit dhe ajo Europiane e Imazherisë së Gjirit  rekomandojnë fuqishëm Rezonancën Magnetike, si metodë depistuese krahas mamografisë për gratë me risk 20-25%  më të lartë se pjesa tjetër e popullatës.

– Në këtë grup përfshihen gratë me histori familjare të kancerit të gjirit të të afërmve si; nëna, motra, tezja, nën moshë 50 vjeç.

– Defektet apo Mutacionet gjenetike BRCA1 dhe BRCA2

– Histori e kancerit të njërit gji, e cila rrit rrezikun për kancer në gjirin tjetër.

– Histori e rrezatimit të kraharorit në doza të larta në moshat 10-30 vjeç.

– Diagnostikimi i lezioneve prekanceroze të gjirit në biopsi si Hiperplazia atipike duktale, karcinoma insitu lobulare apo duktale.

RM luan një rol të rëndësishëm në planifikimin e ndërhyrjes kirurgjikale dhe terapisë në pacientët e diagnostikuar me kancer gjiri, pasi jep informacion të detajuar për përhapjen e kancerit dhe të strukturave përreth dhe vlerësimin e gjirit tjetër për të përjashtuar një vatër të mundshme kanceri.

*Ndjekje post kirurgjikale e pacientëve që kanë kryer Kirurgji konservative të modifikuar të gjirit

*Diferencimi i lezioneve të dyshimta të diagnostikuara në eko apo mamografi

*Vlerësimin e rezultatit të kimioterapisë

*Vlerësimin e pacientëve që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale plastike të gjirit.

* Vlerësimi preoperativ i pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit

Në disa raste, kanceri i gjirit trajtohet me kimioterapi neoadjuvante para se t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në këto raste, RM përdoret shpesh për të monitoruar trajtimin me kimioterapi, si dhe për të rivlerësuar sasinë e tumorit ende të pranishëm, para se operacioni të jetë kryer.

Në këta pacientë RM përdoret si për vlerësimin e implanteve në rastet kur dyshohet për rupturë të tyre, ashtu edhe në ekzaminimin e lezioneve të dyshimta, pasi ekoja dhe mamografia në këta pacientë  realizohet më me vështirësi.

Cilat janë kundër ndikimet e RM së gjirit?

– Prezenca e implanteve metalike, pacemakerave etj. në trup.

– Pacientët me histori alergjie nga lënda e kontrastit që përdoret për ekzaminimet me RM (raste shumë të rralla).

– Pacientët klaustrofobike. Në raste të tilla mund të përdoren forma të ndryshme sedacioni.

-RM është ekzaminim radiologjik i avancuar që kërkon aparatura të posaçme dhe specialiste me përvojë për  të minimizuar biopsi apo ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme.

Ky ekzaminim ashtu si dhe të gjitha ekzaminimet e tjera të gjirit këshillohet të kryhet brenda 10 ditëshit të parë të ciklit menstrual, mundësisht ditën 5-7 të ciklit, ku gjiri është më i qetë dhe më pak i ndikuar nga ndryshimet hormonale.

Tags: Diagnostikimifjala e funditkanceri i gjiritRezonanca magnetike

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Berisha me virozë, Hysaj dhe Agolli i bashkohen grupit (Video)

Ja si komunistët dëbuan 48 familje nga Tirana në vitin 1946

Sadiku: Jemi në formë, me të mëdhatë e kemi treguar veten







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com