Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Fituan Nobelin duke besuar në parashikimet e Albert Einstein për valët gravitacionale

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha

Nobeli i sivjetshëm i Fizikës i shkoi 3 shkencëtarëve amerikanë, që zbuluan valët gravitacionale të Universit, të parashikuara nga Albert Einstein përpara 100 vitesh, por të diktuara për herë të parë vetëm 14 shtatorin e vitit 2015.

Pritshmëritë për njohjen e punës së Rainer Weiss, Kip Thorne dhe Barry Baris ishin të mëdha, e në fund Komiteti i Nobelit nuk zhgënjeu.

“Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave vendosi që çmimin e Fizikës për këtë vit t’ia japë gjysmën Rainer Weiss, e gjysmën tjetër ta ndajnë mes tyre Barry Barish dhe Kip Thorne, që të gjithë pjesëtarë të bashkëpunimit LIGO-Virgo. Akademia citon për këtë vendim kontributet thelbësore të detektorëve të Ligos në vëzhgimin e valëve gravitacionale”, tha Goran K. Hansson, sekretar i Akademisë Mbretërore të Shkencave, Suedi.

Valët gravitacionale përshkruhen si tërheqje dhe shtrëngime që ndodhin në materialin hapësirë-kohë, kur objekte të mëdha marrin shpejtësi. Deformimi i hapësirës, që rezulton nga shkrirja e dy vrimave të zeza, u diktua fillimisht nga laboratori amerikan “Ligo” dy vite më parë, gjë që shënoi edhe pikën kulmore të një kërkimi shumëdekadësh.

Tri raste të tjera janë zbuluar që prej atëherë. Me atë që fitoi përcaktimin “zbulimi i shekullit”, “Ligo”, pranë të cilit punonin edhe laureatët e këtij viti, e ka justifikuar plotësisht ekzistencën e tij.

Laboratori ka dy instrumente gjigante, njërin në Washington dhe tjetrin në Louisiana. Përveç vlerësimit moral, për shkencëtarët ka si përherë edhe një shpërblim financiar. Weiss do të marrë gjysmën e 831 mijë paundëve që vijnë me çmimin prestigjioz, ndërsa dy shkencëtarët e tjerë do të ndajnë mes tyre gjysmën tjetër.

Tags: Albert EinsteinbesuardukeFituangravitacionaleNobelinparashikimetvalët

TË LIDHURA

Aktualitet

1 Qershori, lançohet Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030

10:18 | 01/06/2026
Aktualitet

Presidenti Begaj pritet nga Papa në Vatikan: E ftova Atin e Shenjtë në Shqipëri

10:12 | 26/05/2026
Kryesore

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët: Më shumë harmoni, dhe mirëkuptim!

09:42 | 26/05/2026
Next Post

Rezonanca magnetike, fjala e fundit në diagnostikimin e kancerit të gjirit

Berisha me virozë, Hysaj dhe Agolli i bashkohen grupit (Video)

Ja si komunistët dëbuan 48 familje nga Tirana në vitin 1946







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com