Një status në rrjetin social Facebook nga prof. Përparim Kabo ka sjellë edhe një reagim mjaft të fortë nga Sulejman Starova i cili komenton me profilin e bashkëshortes. Prof Kabo shpreh zhgënjimin e këtij Partizani të madh që po shfaqet shumë i vogël këtë sezon dhe po dështon në çdo përballje edhe pse investimet janë të mëdha. Ndërsa Starova komenton me një lumë akuzash për stafin italian se janë të paaftë dhe se kanë larguar lojtarët më të mirë nga ekipi për ti zëvendësuar me disa të dështuar. Starova reagon pasi presidenti Demi e largoi atë nga drejtues i Partizanit, për ta zëvendësuar nga drejtues italianë si Moxhi dhe Iuliano, me synim për të ndërtuat një ekip të fortë dhe me mentalitet evropian.
Komenti i Sulejman Starovë (Foto):
OPINION i plotë nga prof. PERPARIM KABO
Më shumë se trajneri Juliano, më shumë se Këshilltari Moxhi, më shumë se fanella legjendare që veshin lojtarët e Partizanit të sotëm,…. është i tradhtuar një njeri që me shpirt dhe zemër me investime dhe me fonde është i përkushtuar të ndërtojë një PARTIZAN kampion dhe ky është presidenti GAZMEND DEMI
…Besimi është virtyti në bashkëpunim por te ne funksionon mosbesimi.
Zoti Demi ka një ëndërr të ndërtojë një Partizan konkurrues në rajon dhe më gjerë, ndaj nisi investimet përfshirë dhe burimet njerëzore…Pikërisht këtu nisi krisja, dhe ajo i shtriu rrënjët te lojtarët që kanë lidhjet e vjetra dhe e kanë të vështirë të shkëputen nga e shkuara…I dashur Gazi Ju doni të sillni të ardhmen por Ju duhet të llogarisni të shkuarën….mjaft më…duhet drejtuar gishti me pyetjen.
KUSH PO E SABOTON PARTIZANIN?! Mos dëgjo se çfarë Ju thonë në sy, mundohuni të kuptoni atë që nuk ua thonë ju por e thonë si vrer atje ku ju nuk jeni…dhe shiko më vëmendje se ekipi nuk ju funksionon…nuk ka sintoni, nuk është një grup harmonik, është nxitur një luftë e brendshme me qefmbetje dhe padëshirë bashkëpunimi deri në urrejtje…Troç…ata nuk duan të luajnë dhe nuk duan rregjim serioz me të huaj…mos u përpiq ti bësh modern me pahir…Mos harro atë që i thoshte lojtarit tuaj ai agjenti…”jo të na e lini hapur…thjesht tolero tolero…pra hajde vërdallë si kali në lëmë e mos bëj asgjë”…
I dashur Gazi një fjalë prej miku…Ndalu rrogat deri në Janar me kusht që të fitojnë të gjitha ndeshjet…dhe do shohësh se si do ndryshojnë…Miku im i mirë…me kufoma nuk mbahet gjallë një ekip si PARTIZANI…historia nuk do justifikime do fakte dhe rezultate…Dikush është xheloz pse ato para ja jepni të huajve…dhe jo atyre, kështu funksionon në Shqipëri…të ngordhi lopa e tjetrit…! Sa keq !