Deklaratat e forta të ambasadorit amerikan në vendin tonë në Tiranë se në vend veprojnë mbi 20 familje dhe 4 banda kriminale, janë komentuar gjerësisht në media.
Mbrëmjen e sotme për këtë realitet kanë folur ish-ministri i Brendshëm në kohën e qeverisë Berisha, Flamur Noka dhe deputeti i PS-së Ulsi Manja. Të dy kanë debatuar ashpër në studion e emisionit “Studio e hapur” në News 24.
DEBATI MES TYRE
Flamur Noka: Plaga është tek lidhja e politikës me krimin kjo është plaga që vuan sot shoqëria
Ulsi Manja: Ua the shqiptarëve dhe more 200 mijë vota më pak
Flamur Noka: Po se i bleve ti me ndihmën e bandave…Pas zgjedhjeve kryetari yt nuk buzëqeshte se e dinte që do i vinte kjo ditë
Ulsi Manja: Ai nuk buzëqeshte se ka përgjegjësi të madhe, çlidhje ka kjo që thoni
Flamur Noka: Jeni bërë lolo të krimit, me ju ardhur një sms si kryetarit tuaj, ju ikni me vrap…
Ulsi Manja: Shqiptarët nuk na kanë dhënë kot 74 mandate, s’ke argument