Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Incidentet e tmerrshme në sheshxhirimet e filmave të hershëm

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Incidentet e tmerrshme në sheshxhirimet e filmave të hershëm

Kinemaja e dekadave të para, ishte një epokë e eksperimenteve, mësimit hap pas hapi dhe inovacioneve. Meqenëse qe një formë e artit në zhvillim, shumë prej ligjësive dhe rregulloreve që drejtojnë sot filmat dhe televizionin modern, nuk ishin ende në fuqi. Më poshtë po rendisim disa prej aksidentet më të hershme me pasoja tragjike, që kanë ndodhur në sheshxhirimet e filmave të ndryshëm.

27 të vdekur gjatë xhirimit të filmit “The Viking”

Filmi i vitit 1931, “The Viking” (Vikingët), me shumë pamje mbresëlënëse të anijeve të lashta, ishte i pari që regjistronte zërat dhe dialogët. Megjithatë, ai film mbahet më shumë mend për një aksident që rezultoi në humbjen më të madhe të jetëve njerëzore në historinë e kinematografisë botërore.

Regjisori Varick Frissell kishte vënë re pas një shfaqjeje paraprake, se filmi kishte nevojë për më shumë plane nga brigjet e Newfoundland, veçanërisht ato në rrymat e akullta të Labradorit. Së bashku me një ekuipazh të vogël, ai iu bashkua anijes “SS Viking”, e cila lundronte në ato ujëra në kuadër të ekspeditave vjetore të gjuetisë.

Por anija u bllokuan nga akulli pranë Ishullit të Kalit më 15 mars 1931. Pak pas kësaj, një shpërthim në anën e pasme të saj shkaktoi vdekjen e të paktën 27 personave që gjendeshin në bord. Të mbijetuarit kaluan nëpërmjet copave të akullit në tokë, ose u shpëtuan nga anije të tjera. Megjithatë, ajo tragjedi nuk e pengoi filmin të shfaqej në kinema.

10 persona të vdekur gjatë realizimit të filmit “Such Men Are Dangerous”

Filmi “Such Men Are Dangerous” (Njerëz të tillë janë të rrezikshëm), qe një dramë e vitit 1930 e bazuar pjesërisht në zhdukjen e financierit belg Alfred Loewenstein në Kanalin e La Manshit. Komploti i filmit, kërkonte përdorimin e gjerë të avionëve mbi det, çka shkaktoi në një moment vdekjen e 10 personave të stafit.

Ekipi i xhirimit ishte duke filmuar skenën e hedhjes me parashutë në bregun e Kalifornisë Jugore, kur krahët e dy avionëve përplasen me njëri-tjetrin. Dy avionët shpërthyen në çast, duke vrarë të gjithë personat qe gjendeshin në bord – përfshirë edhe regjisorin Kenneth Haëks dhe dy pilotë të ushtrisë amerikane. Nga 10 viktimat, u gjendën trupat e 5 prej tyre. Ashtu si në rastin e sipërpërmendur, kjo tragjedi nuk pengoi përfundimin e plotë të xhirimeve, dhe filmi u shfaq në kinematë amerikane në datën e njoftuar më herët.  

Tre të mbytur dhe dhjetëra të gjymtuar gjatë xhirimit të skenës së përmbytjes tek “Noah’s Ark”

Përveçse ishte një nga përpjekjet e para epike për sjelljen në kinema të një historie biblike, filmi i vitit 1928 “Arka e Noes”, përfshiu skenën më dramatike të përmbytjes së madhe, e cila përfshinte përdorimin e pakontrolluar të mbi 2.3 milionë litrave ujë. Siç mund të pritej, lëndimet dhe pasojat tragjike ishin po aq të mëdha.

Tre figurantë u mbytën në kaosin që pasoi. Një person lëndoi këmbën aq keq sa më pas u detyruan t’ia prisnin, ndërsa 35 ambulanca mbërritën me urgjencë, për t’i dhënë ndihmën e parë pjesës tjetër të stafit me gjymtyrë të thyer dhe lëndime të tjera serioze. Ky incident, nxiti miratimin e disa prej rregulloreve të para, mbi sigurinë në sheshxhirimet e filmave.

Regjisori dhe aktori kryesor mbyten në rërën thithëse

Një nga historitë më të hershme të regjistruara të një aksidenti të tmerrshëm në një sheshxhirimi filmash, ndodhi me filmin e vitit 1914 “Across The Border”. Përgjithësisht dihet pak për këtë film pa zë të llojit uestern, përveç faktit se aktori kryesor ishte Edmund Cobb, ndërsa në sheshxhirim ndodhi njëra prej ngjarjeve më tragjike të Hollivudit.

Xhirimet e filmit u zhvendosën në lumin Arkansas në Kolorado. Grace McHugh, 26 vjeçe, ishte aktorja kryesore. Teksa po xhirohej skena e kalimit të lumit mbi kalë, kali befas rrëzohet dhe bashkë me të edhe aktorja. Rregjizori Oëen Carter, u hodh menjëherë në lumë dhe e tërhoqi vajzën në një rrip rëre. Ekipi i xhirimit, mendoi në fillim se ata kishin shpëtuar. Por rëra rezultoi të ishte thithëse, dhe për pasojë aktorja dhe rregjizori u mbytën me shpejtësi. Ndërkohë xhirimet thuajse kishin përfunduar, kështu që puna e McHugh dhe Carter u shfaq në produktin përfundimtar në kinema.

Komediani verbohet përkohësisht, dhe humb disa gishta gjatë realizimit të filmit “Haunted Spooks”

Xhirimi i këtij filmi të zhanrit komedi të vitit 1920, u ndërpre për shkak të një aksidenti që përfshiu aktorin kryesor, komedianin Harold Lloyd. Teksa po pozonte për disa foto në funksion të posterave promovues të filmit në gushtin e vitit 1919, Lloyd, ishte duke mbajtur në dorë atë që besonte se ishte një bombë e rreme me fitilin e ndezur.

Në fakt bomba rezultoi të jetë qe e vërtetë dhe i shpërtheu në dorë, duke i djegur fytyrën,  verbuar përkohësisht sytë, dhe i shkaktuar humbjen e gishtit të madh dhe gishtin tregues të dorës së tij të djathtë.  Megjithatë Lloyd nuk u tërhoq, dhe vazhdoi xhirimet e filmit në janarin e vitit 1920. Ai përdori një dorezë me gishta artificiale, dhe e mbajti të fshehtë këtë incident për publikun, pasi donte që njerëzit të vlerësonin interpretimin e tij, dhe jo të ndjenin keqardhje për shkak të gjymtimit që kishte pësuar.

Pas plagosjes në sheshxhirim, dy aktorët bëhen të ndërvarur nga droga dhe vdesin shumë herët

Historia fatkeqe e aktorit Wallace Reid, është tregues i njohurive më minimale mbi sigurinë në sheshxhirim. Gjatë realizimit të filmit “The Valley of the Giants” (Lugina e Gjigantëve)

të vitit 1919 , Reid u plagos në një përplasje trenash në Oregon. Ai theu njëri krah, u lëndua në shpinë, dhe iu nështrua gjashtë qepjeve për shkak të një çarjeje prej 8 centimetrash në kokë.

Për të vazhduar me xhirimet e pandërprera, Reid-it iu dha sasi në rritje e morfines për të luftuar dhimbjen.

Gradualisht, ai u bë i varur nga ajo, pasi filmat u bënë më të gjatë, dhe oraret e xhirimeve më të shpeshta. Asokohe, programet e rehabilitimit dhe ato kundër varësisë nga droga, nuk njiheshin ende. Reid vdiq në një sanatorium në vitin 1923, kur ishte ende vetëm 31-vjeç.

Një rast i ngjashëm ndodhi po në vitin 1923, gjatë xhirimeve të filmit “Souls for Sale” (Shpirtra në shitje). Aktorja Barbara La Marr, lëndoi kyçin e këmbës, dhe iu dha morfinë dhe kokainë për të përballuar dhimbjet. Përveç abuzimit me alkoolin, La Marr u prek nga sëmundja në veshka si dhe tuberkulozi. Ajo vdiq 3 vjet më vonë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: filmavehershëmincidentetsheshxhirimettmerrshme

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Daja: Fitorja për Gavazajn/ Milinkoviç: Kishim probleme fizike

Daja: Fitorja për Gavazajn/ Milinkoviç: Kishim probleme fizike

ANALIZA/Lubonja: Basha u shkri me “Republikën e Vjetër” të Ramës

Fatos Lubonja: Ambasadori Lu të jetë me i qartë me shqiptarët

“Neymar bëri gabim që u largua nga Barcelona”

“Neymar bëri gabim që u largua nga Barcelona”







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com