Në Kryesinë e Kuvendit ka nisur mëngjesin e sotëm takimi me ministrat e kabinetit qeveritar, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe Kryesinë e grupit të PS.
Mbledhja koordinohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa në takim mungon kryeministri Edi Rama.
Mësohet se ky format takimi do jetë i përjavshëm dhe në fokus do ketë koordinimin parlamentar.
Në takim do koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare. Formati i këtij takimi zëvendëson takimet e se mërkurës që zhvillonte kryeministri Edi Rama me ish-kryeparlamentarin Ilir Meta në mandatin e kaluar.