Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Pesë ëndrrat që përsëriten shpesh dhe domethënia e tyre

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Pesë ëndrrat që përsëriten shpesh dhe domethënia e tyre

Thuajse të gjithë shohim ëndrra, ndonëse shumë herë, pasi zgjohemi nga gjumi, nuk mbajmë mend asgjë rreth asaj që kemi parë. Ka disa ëndrra që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë se çfarë gjendet e fshehur në nënndërgjegjen tonë, duke na ofruar një informacion të ri dhe të rëndësishëm se si të zgjidhim një problem që na shqetëson, apo edhe të përballemi me disa nga sfidat e jetës sonë të përditshme.

Ne shohim shpesh dhe në mënyrë të përsëritur disa gjëra, pa qenë në gjendje t’iu japim një justifikim bindës. Në çdo rast, ëndrrat e përsëritura, projektohen në bazë të frikës tonë, të vetëdijshme apo jo, dhe janë përherë mesazhe që duhen analizuar, kuptuar dhe ndonjëherë ndarë më të tjerët, por asnjëherë nënvlerësuar apo shpërfillur. Le të shohim më poshtë interpretimin e 5 llojeve më të zakonshme të ëndrrave.

  1. Të ëndërrosh sikur po rrëzohesh nga diku

Kjo është ndoshta ëndrra më e zakonshme nga të gjitha, dhe zakonisht përfundon me një zgjim të ashpër nga gjumi për shkak të frikës së atij që është rrëzuar apo duke vdekur. Rënia nga një lartësi shumë e madhe në ujë, në boshllëk apo nga një shkallë, tregon gjendjen e paaftësisë që ëndërruesi ndjen në jetën reale, por edhe një lloj ankthi nga të mos qenit në gjendje për të mposhtur pengesa të caktuara në jetën sentimentale apo dhe në punë.

Është ndërkohë mënyra simbolike e mendjes, për të paralajmëruar ata që flenë, se po e humbasin kontrollin e një situate të veçantë në jetën e tyre, sidomos kur janë tërësisht të shtypur nga problemet, dhe janë të gatshëm të heqin dorë. Psikanalisti i njohur Karl Jung, është shprehur mbi këtë lloj ëndrre se “… atyre që u mungon realizmi, apo kanë një vlerësim shumë të lartë mbi veten e tyre, apo që bëjnë plane madhështore, pa asnjë lidhje me kapacitetin e tyre aktual, ëndërrojnë sikur fluturojnë dhe pastaj bien”.

Mungesa e vetëbesimit, frika e humbjes së kontrollit mbi diçka, frika në raport me diçka më të madhe nga mundësitë që kemi, apo të mos qenit të denjë për një pritshmëri të caktuar. Mundohuni të identifikoni problemin që ju shtyp, dhe analizoni mirë situatën tuaj aktuale. Mësimi për t’i bërë vetes pyetje, është gjithmonë diçka shumë e dobishme, pavarësisht nga ëndrrat që shihni. Përgjigja është gjithmonë brenda nesh.

  1. Të shohësh në ëndërr dhëmbët, dhe të frikësohesh nga humbja e tyre

Dhëmbët përfaqësojnë stabilitetin dhe pjekurinë, që kushtëzon jetën tonë me kalimin e viteve. Ato shfaqen shpesh në ëndrra, pasi janë të lidhura me emocionet tona më të rëndësishme, dhe ndihmojnë në përmbushjen e funksioneve të rëndësishme për mbijetesën tonë. Ato na ndihmojnë të flasim, ushqehemi, të kemi një pamje të jashtme të bukur, dhe mund të bëhen, në raste ekstreme, një armë e mundshme vetëmbrojtëse.

Gjendja e tyre, gjatë ëndrrës, mund të zbulojë informacione të rëndësishme për vlerat, marrëdhëniet dhe ndjenjat tona. Ëndërrimi i dhëmbëve të pastër dhe të shëndetshëm, tregon paqen e brendshme dhe qetësinë, ndërsa dhëmbët e thyer e në gjendje të keqe, apo edhe më keq humbja e tyre, flet për ekzistencën e një problemi që na mundon, dhe që kërkon një zgjidhje.

Megjithatë, një numër i madh njerëzish ëndërrojnë shpesh humbjen apo thyerjen e njërit ose më shumë dhëmbëve. Një dhëmb që bie, është në përgjithësi një sinjal i humbjes, që mund të jetë humbje e guximit, besimit, e vendit të punës, apo e një raporti të rëndësishëm njerëzor.

  1. Të ëndërrosh sikur ke vdekur apo je sëmurë

Të shohësh në ëndërr veten sikur ke vdekur apo je sëmurë, nuk do të thotë se ëndrra parashikon ndodhjen vërtetë të ngjarjeve të tilla. Fatmirësisht, këto lloj ëndrrash, nuk janë paralajmëruese. Me shumë gjasa, e pavetëdijshmja, do t’i dërgojë një mesazh atij që ëndërron për të bërë sa më shpejt që të jetë e mundur një ndryshim të madh dhe substancial.

Kur një ëndërr kujton vdekjen, ajo na tregon një transformim të madh pozitiv të ekzistencës sonë, fundin simbolik të diçkaje, që mund të jetë një fazë e jetës, një punë, apo një marrëdhënie. Një ëndërr mbi vdekjen, mund të kuptohet edhe si dëshira për t’i dhënë fund ndjenjave negative të ankthit apo zemërimit ndaj vetvetes .

Nëse këto lloj ëndrrash janë shumë të shpeshta, këshilla më e mirë është të përpiqeni të kuptoni se çfarë e shkakton në jetën reale këtë ankth apo zemëratë ndaj vetes tonë. Mënyra e vetme për ta shmangur atë, është të zbuloni shkakun e gjendjes tuaj të keqe, duke u përballur drejtpërdrejt me frikën tuaj dhe u bërë paqe me veten sa më shpejt që të jetë e mundur.

  1. Të ëndërrosh sikur po të ndjekin

Të ëndërrosh sikur dikush apo diçka po të ndjek, është makthi më i zakonshëm që e kemi përjetuar pothuajse të gjithë. Kjo ëndërr simbolizon diçka të pranishme në jetën tone, me të cilën ne s’duam apo nuk mund të përballemi. Diçka e dhimbshme, e bezdisshme, shumë sfiduese apo edhe e frikshme.

Ndiheni i pafuqishëm dhe i paaftë për t’u përballur me një situatë të vështirë? Keni marrë shumë angazhime, të cilat janë shumë problematike dhe të lodhshme për t’u realizuar? Kjo lloj ëndrre do ta përfaqësonte gjendjen e atij që u fshihet problemeve dhe u ikën atyre, në vend se të merret me to. Dhe sigurisht, këshilla është të merrni sërish kontrollin e jetës tuaj tyre sa më shpejt që të jetë e mundur.

  1. Të ëndërrosh sikur je lakuriq

Ndodh shpesh të ëndërroni sikur jeni lakuriq në një vend publik, pa ndjerë ndonjë lloj sikleti. Në këtë rast, lakuriqësia është sinonim i normalitetit absolut dhe qetësisë, që është e lidhur me pranimin e vetvetes, me mungesën e çfarëdolloj maske, dhe me dëshirën e të qenit i lirë dhe i natyrshëm. Është një ëndërr shumë çliruese dhe ai që e sheh ka shumë besim tek vetja, dhe është me këmbë në tokë.

Nëse ëndërruesi do të ndjejë siklet dhe turp, ky është një tregues i mungesës së besimit në vetvete, dhe mungesës së qetësisë kur bashkëveprohet me njerëz të tjerë. Me fjalë të tjera, nënkupton mungesën e vetë-respektit dhe frikës, se mos nuk shiheni nga të tjerët ashtu si do t’iu pëlqente, por gjithashtu tregon frikën se mos i zbuloni të tjerëve diçka nga vetja që do të preferonit ta mbanit fshehur. Si Frojdi ashtu edhe Jungu, e interpretojnë lakuriqësinë në ëndërr (duke provuar turp), si simbol të një mospërshtatje sociale, e cila mund të lindë nga kompleksi i inferioritetit. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: domethëniapërsëritenPesë ëndrratshpesh

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
SKËNDERBEU – Young Boys/ Ja si do zbresin në fushë ekipet

SKËNDERBEU – Young Boys/ Ja si do zbresin në fushë ekipet

Raporti i OSBE-ODIHR/ Presion dhe blerje votash; Ja si ditën e zgjedhjeve u zbatua ligji i xhunglës

Raporti i OSBE-ODIHR/ Presion dhe blerje votash; Ja si ditën e zgjedhjeve u zbatua ligji i xhunglës

Ja kë ekip do të drejtojë Ancelotti

Ja kë ekip do të drejtojë Ancelotti







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com