Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Busic rrëzon Teutën

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Busic rrëzon Teutën

Flamurtari mposht Teutën e Maganit, Busic autor i dy golave. Mbas dy fitoreve radhas, u krijua idea e një skuadre mjaft të fortë ajo e durrsakëve, por Duro i mposht në “Niko Dovana” dhe i kthen me këmbë në tokë. Ndeshja përfundon 2-1 në favor të vlonjatëve. Kërkonte fitoren e 3-të radhazi Gugash Magani por në Niko Dovana kishte një fillim ëndrrash për Flamurtarin që kalonte në avantazh që në minutën e tretë me Kamara që pasoi nga brenda zonës me Bushic që shënoi thjesht, bukur dhe saktë me të majtën.

Flamurtari në avantazh për zhgënjimin e Maganit me Teutën që has vështirësi për të reaguar dhe tenton portën pas 20 minutash me një goditje nga distanca të Hrkac. Kërkon të rikthejë ekuilibrin Teuta që provon në të 24 me Cyrbjen që godet në diagonale por pret Nurkovic. Pas dy fitoreve i duhet të ndjekë Maganit me Danilon që në minutën e 34 gabon nga brenda zonës kur vonohet me topin duke shpërdoruar, reagimi i Shpëtim Duros nuk është se ka shumë nevojë për koment, kërkon gjithmonë më tepër nga sulmuesi brazilian. Megjithatë për ti kthyer humorin mendon Tomislav Busic që këtë herë për asistin i duhet të falënderojë Siljanovskin.

2-0 dhe është padyshim moment çlirimi për Flamurtarin, me Duron që mund të marrë frymë lirisht, të dy trajnerët bëjnë të njëjtin gjest ndërsa shprehja për ujë të ftohtë vlen vetëm për Maganin. Teuta tani ska më se ctë humbasë dhe hidhet përpara por edhe Flamurtari kërkon golin që mbyll ndeshjen, nuk i del goditja nga brenda zonës Kamara. Pjesa e parë mbyllet me një pretendim të Teutës për prekje me dorë brenda zonës nga Pollozhani, por nuk ndan të njëjtin mendim kryesori Cjapi. Episod që meriton të rishihet.
Përfundon kështu me Flamurtarin në avantazh të dyfishtë pjesa e parë Në të dytën në fushë kthehet një Teutë më agresive që ushtron presing në kërkim të golit që rihap ndeshjen. Flamurtari ka gjithsesi një shans të mirë në të 59 me Kamaran që s’postohet në qendër dhe godet pa sukses, edhe pse mund të kishte kërkuar pasimin për Bushic .

Megjithatë vlonjatët tërhiqen në mbrojtje të rezultatit dhe Teuta fiton terren , me Shehajn që godet jashtë nga brenda zonës në të 62. Provon edhe Cyrbja 5 minuta më pas me një parabël interesante por që përfundon jashtë portës , nuk arrijnë të gjejnë shënjestrën e duhur futbollistët e Teutës megjithatë një ndihmë ju vjen në minutën e 74 kur Cyrbja tenton të futet në zonë por pengohet nga Pollozhani. Kontakti është jashtë zonës dhe kryesori Kreshnik Cjapi fillimisht akordon me të drejtë goditje dënimi, por më pas është anësori Enea Pashaj që sinjalizon për 11 metërsh dhe i tillë akordohet. Episod i denjë për të gjeneruar polemika.

Ka të drejtë në fakt të irritohet Duro pasi nga ajo penallti edhe pse Lena dështon në goditjen e parë, Hila shënon në të dytën dhe është një gol që rihap ndeshjen, pasuri shkon 2-1 dhe Teutës nuk i mungojnë rastet, në të 85 Shehaj është dy herë shumë pranë golit fillimisht me kokë dhe më vonë tenton sërish pas tentativës së Onyeke por pa sukses, drithërima për vlonjatët që ju duhet ët falënderojnë Nurkovic për këtë fluturim që shpëton portën në të 89. Flamurtari arrin të rezistojë dhe merr me vete një fitore me peshë, falë së cilës kap në kuotën e 6 pikëve në renditje pikërisht Teutën, me fitoren e dytë radhazi.

Tags: BusicrrezonTeutën

TË LIDHURA

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin

21:01 | 10/04/2026
Një trajner i përkohshëm në stol, tek Italia bëjnë zgjedhjen
Sport

Një trajner i përkohshëm në stol, tek Italia bëjnë zgjedhjen

19:48 | 10/04/2026
Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS
Sport

Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS

16:15 | 10/04/2026
Next Post
Montella ‘out’

Montella ‘out’

Vasili: Marrëveshja antikushtetuese, na privon nga koalicionet

Petrit Vasili: Pikturat e Ramës inspirohen nga droga

Sekretari amerikan i Mbrojtjes udhëton drejt Azisë Jugore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes udhëton drejt Azisë Jugore







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com