Lukas Shaw edhe pse është rikthyer nga dëmtimi, vazhdon të injorohet nga tekniku portugez duke mos u aktivizuar. Shumë aludime janë ngritur për këtë situatë, duke nxjerrë në pah një konflikt mes tyre, madje është thënë se Mourinhio nuk e dëshiron në ekip. Këto lajme qarkullojnë në Manchester pasi Shaw u la në stol edhe në ndeshjen e zhvilluar në kupë përballë Burton, ku ishte një shans mjaft i mirë për të startuar mbas dëmtimit.
Por portugezi nuk është aspak dakord me spekulimet, duke i cilësuar të pabaze dhe se me Shaw është duke u vlerësuar situata dita ditës. Mourinhio është shprehur se :” Nuk është aspak e vërtetë se Luke po trajtohet keq, ai vjen nga një dëmtim i rëndë dhe ka 6-muj që nuk luan. Nuk mund të rrezikojmë dhe ta inkuadrojmë në lojë pasi mund ta humbim sërish. Kemi raste në Premier League ku lojtarë nuk aktivizohen, por që nuk janë të dëmtuar.”
“Përmendim Arsenal ku një pjesë e lojtarëve nuk aktivizohen pasi nuk janë në formën e tyre më të mirë, kjo nuk besoj se do të thotë që trajneri do që ti lejë në stol. Situatën e Luk jemi duke e ndjekur me kujdes dhe shpresojmë që ta shohim sa më shpejt në formën më të mirë që të ndihmojë ekipin.” – ka përfunduar ish-trajneri i Chelsea. Manchester United një ditë më parë fiton ndeshjen e radhës përballë Southampton, me rezultatin e ngushtë 1me 0, goli u shënua nga belgu Lukaku. /Tirana Today