Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kadare: Lubonja, i rëndomtë. Më ka dëmtuar me shpifjet e tij. Kërkon famë me to

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Kadare: Lubonja, i rëndomtë. Më ka dëmtuar me shpifjet e tij. Kërkon famë me to

Shkrimtari Ismail Kadare thekson se Fatos Lubonja ka hiperbolizuar burgosjen e tij pas viteve 1990. Ndërsa e cilëson si shkrimtar të rëndomtë, “për të mos thënë mediokër”.

Ai shprehet se është dëmtuar nga shpifjet e Lubonjës ndërsa thekson se të atin e tij e ka pasur mik. Por, në fund sipas Kadaresë Lubonja vendosi të godasë babanë e tij dhe të sulmojë pas viteve 1990 figurën e tij si shkrimtar.

“Nga ana ime është absurde, këtë njeri e kam njohur shumë pak, pothuajse nuk e kam njohur fare, kam njohur vetëm babanë e tij, është e parëndësishme, absurde, dhe pa kuptim. Ai është historian, unë jam shkrimtar. Besoj një farë shkrimtari është, i rëndomtë, nuk dua ta fyej, s’po përdor fjalën mediokër, por është krejtësisht i rëndomtë si shkrimtar. Dhe me sa duket krijon legjenda të tilla për ta bërë tepër interesant emrin e vet.

Nuk jam përzier në punët e tij asnjëherë, me Todi Lubonjën unë kam pasur shoqëri, miqësi, dhe po ju them, kur ai u fut në burg si komplotist, të gjithë njerëzit që njiheshin me të, që rrinin me të, janë pyetur për të thënë atë çka dinin për këtë “armik”. Se kështu ishte stili atëherë, kur arrestohej një njeri, një turmë e madhe njerëzish, të afërm shokë, miq, të gjithë pyeteshin. Unë jam pyetur në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, zyrtarisht.

Deklarata ime për Todi Lubonjën është e dokumentuar, me datë, me vulë, me të gjitha. Dhe kam thënë: unë nuk kam kuptuar ndonjë gjë armiqësore te Todi Lubonja, veç shakave që bënte shpesh të tepruara, por që ishin në formë humori. Gjëja kryesore që kam thënë, është se ai më lavdëronte mua në mënyrë të tepruar. Ndoshta më ka bërë dëm si çdo njeri, kur lavdërohet shumë, dëmtohet. Kanë qeshur ca, ca s’kanë qeshur. Kjo ka qenë e vetmja dëshmi.

Ndërsa del tashti, dhe me një kuriozitet unë kam parë dokumentet, që i biri i tij ka mbajtur tjetër qëndrim. Sipas këtyre dokumenteve, po e përsëris sipas këtyre dokumenteve, ai e ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë. Këtu është ndoshta edhe armiqësia, ndaj e quaj absurde. Unë isha miku i tij, ai vendosi të godasë babanë. Por s’kishte punë me mua, s’kishte pse ta theksonte këtë. Le të më zbulonin të tjerët nëse isha armik si i ati i tij”,- thotë Kadare.

Shkrimtari thotë gjithashtu se Fatos Lubonja e urrente të atin, ndërsa shton se e gjithë se i është shmangur gjithë kësaj historie për librat e ndaluar, se i duket vulgare dhe e ulët.

“Këtu s’ka ndonjë kontradiktë të madhe, por të thjeshtë, njerëzore, të trishtueshme, dhe të ketë. Ka pasur vërtet atë që njihet si urrejtje ndaj të atit, por kjo teori përkrahet kudo në botë. Ky ka pasur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë ai vihet me shpatulla për muri. Ai duhet t’i hedhë poshtë ato, se ai thotë unë s’kam folur me ty, ai thotë ke folur kundër Enverit. Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime.

Me sa duket si letrat i ri papeshë, mendon se kjo do t’ia ngrejë peshën. Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua. Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët. Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar. Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar. Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë. Ky është një llum kaq i madh, sa të vjen turp ta bisedosh. Kanë kaluar kaq vite, dhe unë i jam shmangur shpjegimeve sepse më duket kaq vulgare, e ulët”,- thotë ai.

Tags: dëmtuar mefamëi rëndomtëkadarekerkonlubonjame toshpifjet e tij

TË LIDHURA

Banesë për tre të mitur në Durrës, nënës i sigurohet punë dhe kurs prindërimi
Aktualitet

Banesë për tre të mitur në Durrës, nënës i sigurohet punë dhe kurs prindërimi

16:42 | 12/01/2026
Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Next Post
Pse intelektualët “dashurohen” pas diktatorëve?

Pse intelektualët “dashurohen” pas diktatorëve?

Përplasja e tifozëve/ UEFA nis hetimet për ndeshjen Arsenal-Koln

Përplasja e tifozëve/ UEFA nis hetimet për ndeshjen Arsenal-Koln

NATO: Koreja e Veriut po rrezikon paqen. Do t’i japim përgjigjen e merituar

NATO: Koreja e Veriut po rrezikon paqen. Do t’i japim përgjigjen e merituar







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

Banesë për tre të mitur në Durrës, nënës i sigurohet punë dhe kurs prindërimi
Aktualitet

Banesë për tre të mitur në Durrës, nënës i sigurohet punë dhe kurs prindërimi

by mirseda
16:42 | 12/01/2026
0

Pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës, Drejtoria e Shërbimit Social...

Rutte: Trump po bën gjërat e duhura për NATO-n dhe mbështet diskutimet për Arktikun

Rutte: Trump po bën gjërat e duhura për NATO-n dhe mbështet diskutimet për Arktikun

16:32 | 12/01/2026
“Këpuca e Artë” në Belgjikë, vlerësohet Ardon Jashari

“Këpuca e Artë” në Belgjikë, vlerësohet Ardon Jashari

16:19 | 12/01/2026
Referendumi “Pro Familjes”, KQZ hap rrugën për mbledhjen e firmave

Referendumi “Pro Familjes”, KQZ hap rrugën për mbledhjen e firmave

16:08 | 12/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

15:09 | 12/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com