Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po përdoren refugjatët sirianë si mjet presioni

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si po përdoren refugjatët sirianë si mjet presioni

Nga kufiri turko-sirian njoftohet gjithnjë e më shpesh për keqtrajtime të refugjatëve. Një video e regjistruar kohët e fundit me celular tregon se si të rinj sirianë rrihen dhe shkelmohen nga ushtarët turq pasi kalojnë kufirin. Edhe Mahmuti, refugjat nga Siria që jeton në Stamboll, tregon se në kufirin Siri-Turqi ai dhe refugjatët e tjerë janë keqtrajtuar nga ushtarët turq: “Njëri nga ushtarët ma vuri pushkën në tëmth dhe më tha të them lutjen time të fundit. Pastaj ai shkoi te të tjerët dhe u tha të njëjtën gjë. Ne filluam të qanim, njërin e zuri paniku dhe filloi të klithte për mëshirë. Pas dhjetë minutash, ushtari e uli armën dhe tha se po bënte vetëm shaka.”

Grenze Türkei Kontrolle (picture alliance/dpa/H.Rusev)

Sulme raciste ndaj refugjatëve

Organizatat e të drejtave të njeriut janë të alarmuara. Edhe në qytetet e mëdha turke janë shtuar sulmet raciste ndaj refugjatëve. Situata e pasigurt e viktimave ndikon në atmosferën armiqësore. “Për refugjatët është e vështirë që të marrin status ligjor në Turqi. Përveç kësaj, disa parti politike në vend janë shprehur në mënyrë të përsëritur me deklarata negative dhe të rreme për refugjatët sirianë. Kjo krijon një klimë në të cilën sulme të tilla mund të shtohen edhe më shumë.” – thotë Andrew Gardner nga Amnesty International.

Griechenland Migration Lesbos Reportage (DW/U. von Schwerin)

Kontrolle të rrepta

Qyteti bregdetar turk jugor i Mersinit është vetëm dy orë me makinë nga kufiri sirian. Jo shumë kohë më parë, këtu ankoronin rregullisht gjatë natës varkat e kontrabandistëve, tregojnë peshkatarët e Mersinit. Tani, rojet bregdetare turke kontrollojnë me rreptësi. Por shumë turq i kanë të huajt halë në sy. “Dy vjet më parë ata ishin ende të papunë. Por tani shumë kanë hapur nga një dyqan dhe shpesh i kanë punët më mirë se ne! ” – thotë një peshkatar turk për Deutsche Welle. 

Hafen von Mersin Türkei Kutter (picture-alliance/dpa/R.Hackenberg)Qyteti bregdetar turk i Mersinit

Turqia i përdor refugjatët si mjet presioni

Të qëndrojnë në Turqi apo të vazhdojnë për në Evropë? Ndër refugjatët që janë strehuar në Mersin, mendimet janë të ndara. Një çift nga Siria veriore do të largohet nga Turqia sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ka frikë se qëndrimi ndaj refugjatëve në Turqi mund të ndryshojë për keq. “Ne jetojmë nga dita në ditë. Herë pas here punojmë në fusha. Por nuk flasim gjuhën dhe jemi të huaj këtu,” – thotë një grua sirane. “Shitëm gjithçka në Siri. Me paratë do të përpiqem ta largoj veten dhe familjen time nga këtu.” – shton i shoqi.

Türkei Kunstaktion von Touraj Saberivand (picture-alliance/dpa/E. Menguarslan)

Sirianë të tjerë duan të presin, sepse nuk e shohin Turqinë vetëm si një vend të madh bujar. “Turqia na përdor ne refugjatët si mjet kërcënimi kundër Evropës. Kjo s’më pëlqen. Prandaj unë preferoj të kthehem në vendin tim sa më shpejt të jetë e mundur.” – thotë një refugjat tjetër.

Vetëm 20 vetë në muaj janë mesatarisht të gatshëm të paguajnë deri në 600 dollarë për të kaluar ilegalisht në Evropë, tregon një trafikant sirian. Vetëm nëse, acarohen mosmarrëveshjet politike midis Evropës dhe Turqisë, si tani, biznesi nis të lëvizë përsëri: “Sepse atëhere nuk ka më kontrolle kaq të rrepta nga policia dhe roja bregdetare. Dhe ne kemi sërish më shumë kërkesa nga refugjatët.”

Tags: mjetpërdorenpresioniRefugjatëtsirianë

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Sulmi në Londër/ Trump: Të ndalohen hyrjet në SHBA

Sulmi në Londër/ Trump: Të ndalohen hyrjet në SHBA

Studimi/Gjuha që flisni mund të ndryshojë perceptimin tuaj mbi kohën

Studimi/Gjuha që flisni mund të ndryshojë perceptimin tuaj mbi kohën

Ekonomia dhe drejtësia e rrënuar po mbajnë Shqipërinë larg BE-së

Ekonomia dhe drejtësia e rrënuar po mbajnë Shqipërinë larg BE-së







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com