Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që i pari i ekzekutivit pati me udhëheqësit e katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj (Deçan), Bekë Berisha (Istog), Gazmend Syla (Pejë) dhe Sadri Hoxha (Gjakovë).
Gjithashtu, në fokus të këtij takimi ishin pensionet e veteranëve, të cilat u tha se do të jepen sipas ligjit duke shmangur çdo vonesë të mundshme.
“Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme”, ka thënë Haradinaj.