Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mjaft u bëtë histerikë, fajin s’na e kanë grekët

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Mënyra arbitrare e qeverisjes së Rilindjes po i shërben si pretekst Greqisë për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Më shumë se retorika provokuese e Edi Ramës për të thithur simpati brenda vendit, janë një sërë aksionesh urbane që e kanë bërë Athinën zyrtare të reagojë ashpër.

Prishja brutale e një kishe në Dhërmi në gusht të vitit 2015 (Rama postoi atëherë në facebook edhe projektidenë si ajo do të rindërtohej, megjithëse sot dy vite më pas mbetet ende një gërmadhë), pastaj vendimi për shkatërrimin e shtëpive të 19 minoritarëve, për ndërtimin e pedonales së Himarës, e kanë bërë diplomacinë greke të reagojë gjithnjë e më me forcë.

Në nëntor të vitit që shkoi ministria e jashtme greke paralajmëroi: “zyrtarët shqiptarë nuk mund të pretendojnë “urbi et orbi” se të drejtat e minoritetit grek respektohen në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë që ata i shkelin ato në praktikë, duke minuar ecurinë evropiane të vendit të tyre”. Ndërsa tani, një vit më pas, pas incidenteve të dhunshme në këshillin bashkiak, ku do të shqyrtohej plani urbanistik i Himarës, reagimet kanë qenë më të egra. 

Fillimisht presidenti Grek, Pavlopulos, gjatë një darke në Athinë me homologun e tij francez Makron, lëshoi sinjalin se qëndrimet irredentiste dhe shkelja e të drejtave të minoritetit mund të pengojë udhën integruese të Shqipërisë.  Pak ditë më pas, shefi i diplomacisë, Kotzias i tha ministrave të jashtëm të BE, se vendi i tij do të përdorte veton kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kryefjala e shqetësimeve të fqinjit tonë jugor, përpos ndonjë gravure apo harte që kryeministri shqiptar poston në rrjetet sociale, janë padrejtësitë që po u bëhen minoritarëve grekë nga aktet antiligjore dhe harbute me të cilat operon Rilindja urbane. Le ta themi që në fillim. Në to nuk ka asnjë qëllim antigrek, nuk ka asnjë tentativë diskriminuese për shkak të kombësisë, nuk ka asnjë paragjykim nëse do të prishën shtëpitë e atij që flet shqip apo greqisht. Këtë nuk ka njeri që jeton në këtë vend që të mos e dijë.

Por, nga ana tjetër, po, aty ka harbutëri, arrogancë dhe shkelje të ligjit, të cilat kanë qenë të pandara nga aksioni i INUV-it të Ramës. Po, t’i shtohet këtyre metodave brutale edhe fakti se Rama po e shndërron me shpejtësi bregdetin e jugut në një parajsë të klientelës dhe financuesve të tij politikë, duke mos pyetur për pronat e banorëve vendas, problemi bëhet edhe më akut. Dhe në një shtet të padrejtë, ku shkelen të drejtat e të gjithë qytetarëve, nuk ka si të mos preken edhe ato të minoritarëve.

Dhe këtu qëndron paradoksi: sepse megjithëse aksionet e Ramës nuk kanë asnjë qëllim diskriminues ndaj minoritetit, ato i japin Athinës të gjithë të drejtat e botës të ankohet për ato të bashkombasve të saj.  Në zyrat e vendit fqinjë tashmë me siguri janë plotësuar dosjet me të gjitha shkeljet që nesër mund t’i paraqiten Brukselit, si argument për të penguar integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Dhe natyrisht gjetja e këtyre kleçkave dhe preteksteve shkakton nervozizëm në mesin tone, që politikat abuzuese të Ramës jemi mësuar t’i përjetojmë si normalitet.

Por, përtej kësaj mërie, përtej histerisë për grekun e keq që “nuk na e do asnjëherë të mirën”, duhet të arrijmë të kuptojmë se fajin e kemi vetë. Se nuk mund t’i kërkojmë llogari Athinës që “merakoset” për bashkëkombësit e vet, për faktin se ne e kemi humbur ndjeshmërinë për shkeljen që u bëhet qytetarëve shqiptarë. (Lapsi.al)

Tags: ANDI BUSHATIFajinGrekëthisterikemjaft

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Ja sesi disa sëmundje ndryshuan botën

Ja sesi disa sëmundje ndryshuan botën

Politika e jashtme dekadente e Perëndimit

Politika e jashtme dekadente e Perëndimit

Dita e parë si kryeministër/BE-SHBA, Haradinajt: Mos harro reformat  

Dita e parë si kryeministër/BE-SHBA, Haradinajt: Mos harro reformat  







JU REKOMANDOJMË

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren
Sport

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

by mirseda
21:47 | 14/10/2025
0

Elseid Hysaj thyen rekordin. Mbrojtësi është bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë, pasi...

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com