Manchester City shkatërroi në “Etihad Stadium” Liverpool me rezultatin 5-0. Një ndeshje shumë e mirë e vendasve që morën një fitore me vlerë, të ndihmuar edhe nga fakti që Sadio Mane la miqtë me 10 futbollistë në minutën e 37 pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj portierit Ederson. Sergio Aguero kaloi “qytetarët” në avantazh në të 24’, pas një pasimi të saktë të Kevin De Bryune.
Me një futbollist më shumë, Gabriel Jesus realizoi golin e dytë para përfundimit të pjesës së dytë, ndërkohë që shënoi të tretin, pas 8’ nga nisja e pjesës së dytë.
Për miqtë ishte shumë e vështirë që të reagonin ndaj sulmeve të vendasve, ndërkohë që Leroy Sane realizoi golin e katërt në të 77’.
Ai vulosi fitoren në kohën shtesë, duke i dhënë një goditje të fortë ekipit të Jurgen Klopp.
http://www.dailymotion.com/video/x604h34