Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Skandal/ Drejtori i shkollës i mohon të drejtën e arsimimit vajzës me sindromën “Down” (VIDEO)

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal/ Drejtori i shkollës i mohon të drejtën e arsimimit vajzës me sindromën “Down” (VIDEO)

Gjatë 27 viteve  demokraci kemi  hasur  shumë  raste  që   fëmijët me sindromën “down” që janë të aftë  për  të  vazhduar shkollën nuk pranohen nga drejtuesit e  institucioneve.

Kejsi  është një  rast i ngjashëm .  Ajo është e prekur nga  kjo sindromën dhe  nuk  është  pranuar  nga  drejtori i shkollës  për të  vazhduar procesin  normal mësimor.

Gazetarët  investigative, pas kërkesës  së familjes së Kejsit  kanë  kërkuar të  mësojnë  arsyen se pse ajo është  refuzuar ndërkohë  që  arsimi  9-vjeçar është i detyrueshëm.  

Vera Kore, një qytetare nga Tirana, denoncon në emisionin “STOP” se drejtori i shkollës “Luigj Gurakuqi”, Elmaz Lala refuzon të regjistrojë fëmijën e saj, që është me aftësi të kufizuara. Vera thotë se Kejsi ka qenë në këtë shkollë, por edhe një vit më parë u regjistrua me ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit. Në një ballafaqim me kamera të fshehtë drejtori Lala sërish këmbëngul të mos e regjistrojë fëmijën. Ndërsa në intervistë me gazetaren e emisionit “STOP” thotë se nuk ka asnjë pengesë. Gazetarja e emisionit ngre problemin në Ministrinë e Arsimit dhe Kejsi regjistrohet në shkollën e posaçme për këta fëmijë. Në fund emisioni “STOP” dhe Elton Mitro nga SHBA ndihmojnë familjen Kore.

Kjo nuk i bën asgjë moj asaj mësuese, unë habitem me të!”

Në këtë mënyrë e nis rrëfimin Vera Kore për shqetësimin e saj, mospranimin e vajzës së saj me sindromën “down” në shkollën “Luigj Gurakuqi”.  

“Quhem Vera Kore. Në emisionin ‘STOP’ kam denoncuar një rast. Kam një vajzë 13 vjeç, me sindromën ‘down’. E kam patur të regjistruar te shkolla ‘Luigj Gurakuqi’, që është enkas për këta fëmijë dhe tani drejtori nuk ma pranon se ka nxjerrë pretendimin që nuk kanë mësues enkas për Kejsin. Vajta para 3 ditësh dhe më tha që Kejsi nuk mund ta mbajnë se ka probleme, kur ajo shkollë është enkas për këta fëmijë.  Dua që Kejsi të vazhdojë shkollën, ka edhe ajo të drejtën e saj të arsimohet.”

 Vera tregon se edhe më parë ka patur probleme me Elmaz Lalan, pasi nuk ka pranuar të regjistrojë Kejsin. Por me urdhrin e Ministrisë së Arsimit Kejsi mundi të regjistrohet dhe të arsimohet në shkollën “Luigj Gurakuqi”.

“Vetëm një shkollë, nuk kërkoj asgjë më tepër! Ajo është një fëmijë që ma dha Zoti ashtu, unë absolutisht që nuk e hedh dot poshtë. E kam fëmijën tim! Kejsin e kemi të gjithë përzemër se Kejsi ka nevojë për të gjithë ne…”

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” u vendos te denoncuesja për të bërë një ballafaqim me drejtorin e shkollës, i cili vazhdoi të këmbëngulë për mosregjistrimin e Kejsit në shkollë.

Denoncuesja – Po mirë, çfarë problemi nxori Kejsi një vit që e mbajte këtu?

Drejtori – Çfarë problemi? Kur do një … një person në dispozicion, por nuk ecën hiç moj.

Denoncuesja – Si nuk ecën Kejsi? Kejsi me këmbë vjen këtu, ajo nuk përdor karrocë. Ka karrocë Kejsi?

Ti vetë e ke vërtetuar në këtë zyrë që Kejsi ka ardhur e regjistruar nga Ministria e Arsimit. Të ka marrë Ministria e Arsimit në telefon edhe direkt është regjistruar.

Drejtori – Unë i kam kthyer një përgjigje zyrtare, që ky fëmijë nuk mund të vijë në shkollë.

Denoncuesja – Nuk e imagjinon dot dhimbjen ti, se ishalla o Zot, mos ta dhëntë Zoti asnjëherë ta provosh te fëmija …

Por, gjatë një interviste me gazetaren e emisionit “STOP” drejtori mohoi çdo akuzë nga denoncuesja.

“Askush nuk i ka mbyllur dyert e kësaj shkolle Kejsit dhe askujt tjetër, qoftë edhe ndonjë që ka ardhur nga rrethet dhe për shkak të fëmijës ka zgjidhur problemet e strehimit me qira. Që në fakt kjo shkollë është e qarkut të Tiranës.

Kështu që është krejt i pavërtetë cilido pretendim për mbylljen e dyerve të shkollës! Është krejt, krejt i pavërtetë!”

Emisioni “STOP” iu drejtua Ministrisë së Arsimit për të kërkuar një zgjidhje për shkollimin e Kejsit. Rozalba Merdani u shpreh se shkollimi për fëmijët me aftësi të kufizuara është rregulluar, ndaj kushdo mund të arsimohet, si në shkolla gjithëpërfshirëse parauniversitare, ashtu edhe në shkolla speciale.

“Parimi i përgjithshëm i arsimimit është gjithëpërfshirja e tyre në shkolla të zakonshme, pra në shkollat normale, që arsimohen të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.”

E pyetur nga gazetarja nëse ka patur raste që fëmijë me sindromën “down” janë  përjashtuar nga sistemi arsimor, Merdani tha se çdo fëmijë ka të drejtën dhe nevojën për t’u arsimuar dhe se askush nuk ka të drejtë t’ia privojë këtë gjë.

Falë emisionit “STOP” Kejsi mundi të regjistrohet në shkollën “Luigj Gurakuqi” dhe të arsimohet si çdo bashkëmoshatar i saj. Por kjo nuk ishte e vetmja ndihmë për familjen Kore, pasi Elton Mitro, banues në Amerikë, mundësoi ushqime të ndryshme për ta.

Tags: "Down"Drejtori i shkollësmohonsindromën

TË LIDHURA

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve
Aktualitet

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

13:35 | 02/04/2026
Gjykata e Tiranës merr vendimin! Heq pezullimin nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri
Aktualitet

Gjykata e Tiranës merr vendimin! Heq pezullimin nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri

13:24 | 02/04/2026
I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen
Aktualitet

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen

12:40 | 02/04/2026
Next Post
Shijak, “Fundjavë Ndryshe” i vjen në ndihmë fëmijëve të nënës me leucemi   

Shijak, “Fundjavë Ndryshe” i vjen në ndihmë fëmijëve të nënës me leucemi   

Rama “tmerron” ministrat e rinj: Nëse s’bëni punë…

Rama "tmerron" ministrat e rinj: Nëse s’bëni punë...

Bulqizë, shpërthen makina, digjet një person

Bulqizë, shpërthen makina, digjet një person







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë
Bota

Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

by mirseda
13:40 | 02/04/2026
0

Një incident ka ndodhur në ujërat e ftohta të Antarktides midis anijes “Bandero”, e lidhur me aktivistin...

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

13:35 | 02/04/2026
Gjykata e Tiranës merr vendimin! Heq pezullimin nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri

Gjykata e Tiranës merr vendimin! Heq pezullimin nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri

13:24 | 02/04/2026
I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen

12:40 | 02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

12:23 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com