Rruga “Dritan Hoxha” në Tiranë është ndër të paktat rrugë që është e pajisur me tre korsi normale dhe një korsi për shërbimin publik, urbanët dhe taksitë.
Emisioni investigativ “BOOM” , ka vëzhguar nga afër situatën e trafikut.
Mjaftojnë vetëm pak orë qëndrimi atje për të kuptuar që mjetet private zaptojnë aksin e posaçëm për autobusët urbanë, taksitë si dhe për ambulancat.
Duke qenë se gjatë gjithë kohës kjo rrugë është e ngarkuar ndodh here pas here që ka raste konstatimesh që shkelen rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht korsia e dedikuar.
Situata është e njëjtë edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe pse fluksi i qarkullimit të automjeteve nuk është i lartë, sërish, makinat private zaptojnë korsinë e dedikuar për autobusët e transportit publik.
Në lidhje me konstatimet e bëra, emisioni “BOOM” ka kërkuar të dijë nëse Policia Rrugore është në dijeni për shkeljet dhe çfarë masash janë marrë ose do të merren në të ardhmen.
Komisar Taulant Gjoka, Shef i Trafikut: Është e vërtetë! Jo vetëm në rrugën “Dritan Hoxha” ku ne jemi aktualisht dhe kjo rruge është arteria kryesore e hyrjes ne qytet dhe domosdoshmërish edhe trafiku është më i dendur edhe në këto dite gushti që presupozohen të jenë më të qeta , kryeqyteti ka fluks ne hyrje dhe ne dalje.