Shkencëtarët kanë projektuar së fundmi kamerën që mund të shohë përmes trupit të njeriut.
Kjo pajisje do tu vijë në ndihmë doktorëve gjatë ekzaminimeve shëndetësore.
Ndërkohë që deri më sot mjekët përdorin skanimet e shtrenjta si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin një sëmundjeje, me anë të kamerës së re do të jenë të aftë të gjurmojnë burimet e dritës brenda trupit si një tub endoskopi.
Profesorët e Universitetit të Edinburgut thanë se teknologjia e re ka një potencial të lartë dhe aplikim të gjerë.
Kamera e re mund të gjurmojë thërrmija individuale të quajtura fotone dhe është aq e ndjeshme sa të kapë çdo burim drite sado i vogël të jetë.
Në kushte normale, ajo mund të shohë dritën përmes një indi 20 cm të trashë, njofton Pcw.