Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryetarin e tij dhe të krijojnë qeverinë “sa më parë që të jetë e mundur”.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha , zëdhënësja Maja Kocijançiç, për gazetarët në Bruksel.
“Të gjitha këto janë kërkesa thelbësore për Kosovën për të përparuar në agjendën e saj evropiane”, shtoi Kocijançiç.
Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, Kosova ende nuk ka krijojuar institucionet e reja.