Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Mitet që ende mësohen nëpër shkolla si fakte historike

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Mitet që ende mësohen nëpër shkolla si fakte historike

Fitimtarit i takon plaçka e luftës…dhe privilegji i shkrimit të historisë së saj, më së shpeshti me terma të hiperbolizuara. Mjerisht, kjo ka prodhuar shumë shpesh ide të gabuara, në formën e miteve dhe gënjeshtrave, që mësohen dhe besohen si të vërteta nga brezat e rinj. 

Eksperimenti e vërtetë i Ivan Pavlov me qentë

Eksperimentet e shkencëtarit rus Ivan Pavlov mbi kushtëzimin klasik, janë ndër testet më  të famshme shkencore të kryera ndonjëherë. Duke i rënë një zileje, para se t’u shpërndante ushqimin qenve të tij, ai krijoi një lidhje mes të dyjave në mendjet e tyre.

Më pas, qentë do të fillonin të reagonin ndaj tingullit të ziles vetëm duke u jargavitur, duke  qenë kështu të kushtëzuar për të reaguar ndaj një ngjarje neutrale, që s’kishte lidhje me ushqimin.

Në fakt, Pavlov ishte një mjek dhe jo psikolog në profesion, dhe eksperimenti i tij origjinal ishte paksa më i ndry hëm nga sa mësohet rëndom nëpër shkolla.

Pavlov qe shumë më i interesuar mbi mekanikën e trupit. Në mënyrë të veçantë, ai donte të shqyrtonte sekrecionet e prodhuara nga trupi, gjatë procesit të të ngrënit.

Ai zhvilloi teknikën e të ushqyerit “sham”. Pavlov do t’i hiqte qenit ezofagun dhe do të hapte një të çarë në fytin e tij.   Në këtë mënyrë, ushqimi do të dilte jashtë, dhe s’do të mbërrinte kurrë në pjesën tjetër të sistemit të tretjes, por sërish do të shkaktonte reagimin e trupit. 

Më pas, ai do t’i grumbullonte sekrecionet si pështyma dhe lëngjet gastrike, dhe do t’i analizonte ato. Pastaj do të merrte një qen tjetër, dhe përsëriste të njëjtin proces. Nga këto eksperimente, Pavlov fitoi Çmimin Nobel në vitin 1904, dhe jo nga kushtëzimi klasik.

Askush nuk e priste Inkuizicionin Spanjoll

Gjatë një periudhe kohore thuajse 400 vjeçare, Inkuizicioni Spanjoll ishte përgjegjës për mijëra akte të tmerrshme. Dhe kjo deri në vitin 1970, ku Inkuizicioni u bë qesharak falë përpjekjeve të Monty Python, i cili me guxim deklaroi: “Askush nuk e priste Inkuizicionin spanjoll”.

Sado qesharake që mund të duket, një pretendimi qe në fakt i pasaktë. Në të vërtetë, shumica e njerëzve e prisnin inkuizicionin spanjoll, pasi inkuizitorët bënin me dije praninë dhe qëllimin e tyre për të zhdukur heretikët, dhe u jepnin njerëzve disa javë ose më shumë kohë për të rrëfyer mëkatet e tyre. 

Kur Inkuizicioni niste një fushatë në një vend të ri, inkuizitorët do të merrnin zakonisht pjesë në meshën e së dielës.

Këtu, ata do të shpallnin Dekretin e Besimit, duke i ftuar njerëzit të denonconin veten ose të tjerët që besonin se qenë heretikë. Njerëzit kishin zakonisht rreth 30-40 ditë kohë për ta bërë këtë.  Shumë njerëz shkuan të rrëfeheshin vullnetarisht, duke shpresuar se do të shpëtonin veten.

Megjithatë, ata e kuptuan shpejt se vetëdeklarimi i kursente ata vetëm nga dënimi me i rreptë, që ishte ai me vdekje. Meqenëse herezia konsiderohej jo vetëm një mëkat, por edhe një krim, të penduarit i nënshtroheshin një gjykimi publik. Ata duhej të duronin dënime më të vogla për herezi, si burgimi ose sekuestrimi i pronës.

Njerëzit gjithashtu duhej të denonconin të gjithë njerëzit e tjerë të përfshirë në herezi, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes. Më vonë, Inkuizicioni i detyroi besnikët e tij të denonconin të gjithë heretikët e dyshuar, nën kërcënimin e shkishërimit.

Presidentë amerikanë, kishin një Telefon të Kuq kur komunikonin me udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik

Kriza kubane e raketave, ishte ndoshta momenti kur njerëzimi qe më pranë se ndonjëherë tjetër në prag të një lufte bërthamore në shkallë të plotë.

Në tetorin e vitit 1962, Bashkimi Sovjetik vendosi dhjetëra raketa bërthamore në Kubë, në kundërpërgjigje të Shteteve të Bashkuara që kishin bërë të njëjtën gjë më herët në Itali dhe Turqi.

Kjo u pasua nga një situatë e tensionuar, gjatë së cilës dy superfuqitë bërthamore thuajse i shpallën luftë totale njëra-tjetrës.

Pas krizës, komunikimi i dobët midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, u cilësua si një ndër faktorët që e përkeqësoi situatën në mënyrë të konsiderueshme.

Mesazhet nga Uashingtoni në Moskë dhe anasjelltas, kërkonin 6 orë për t’u dërguar dhe dekoduar.

Në këto kushte, të dyja palët vendosën se ishte e nevojshme një linjë më e mirë komunikimi. Kështu lindi Telefoni i Kuq.

Sipas mitit, ky telefon, i gjetur në Shtëpinë e Bardhë, qe një linjë e drejtpërdrejtë midis presidentit amerikan dhe udhëheqësit sovjetik. Ai u popullarizua nga filmat e kohës, ndërsa u përdor në mënyrë të dukshme edhe gjatë fushatës presidenciale të vitit 1984, mes Gary Hart dhe Ronald Reagan.

Linja telefonike e vërtetë u instalua në vitin 1963, por nuk pati asnjëherë ndonjë Telefon të Kuq, thjesht sepse teknologjia në atë kohë e bënte të pamundur. Sistemi origjinal përdorte, telegrafin dhe pajisjet radiotelegrafike.

Mesazhi duhej ende të udhëtonte nga Uashingtoni në Londër, Kopenhagen, Stokholm dhe Helsinki, dhe në fund në Moskë. Mesazhi i parë i dërguar përmes linjës së telefonit ishte: “Dhelpra e shpejtë e kafenjtë, kërceu mbi shpinën e qenit dembel 1234567890”.

 Napoleoni shkatërroi hundën e Sfinksit të Madh të Egjiptit

Sfinksi i Madh i Gizës në Egjipt, është një nga monumentet më të famshme të botës së lashtë.  Ai është bërë i njohur falë veçorisë më të dalluar: hundës së munguar.

Në një moment të caktuar, njerëzit filluan të fajësojnë perandorin francez Napoleon për shkatërrimin e hundës së Sfinksit. Sipas legjendës, perandori francez urdhëroi ushtarët e tij ta shpërthenin hundën e monumentit me goditje topi. Nuk ka asnjë të dhënë të sigurt se kur apo pse u shfaq një histori e tillë, por është e lehtë të provohet pavërtetësia e saj.

Muzeu i Bruklinit në SHBA, ka një skicë të Sfinksit të realizuar në vitin 1757. Ajo i përkiste eksploruesit danez Frederic Louis Norden nga udhëtimi i tij në Egjipt në vitin 1738, dhe që e përshkruan qartë Sfinksin pa hundën e tij.

Kjo ndodhi tre dekada përpara se Napoleoni të lindte.  Historia e mësipërme hidhet poshtë edhe nga arkeologu i shquar Mark Lehner, i cili është shprehur se fytyra e Sfinksit tregonte shenja të qarta ta levës apo daltës që kishte shpuar hundën, dhe që më pas u përdorën për ta shkulur atë.

Sa i përket krimit të vërtetë, prova e vetme me shkrim që kemi në ditët tona, vjen nga historiani egjiptian i shekullit XV, El-Makrizi. Ai shkruan se një mysliman sufi me emrin Muhamed Saim Al-Dahr e shkatërroi hundën, pasi u zemërua me fshatarët që i luteshin Sfinksit për të patur të korra të mbara.

Vetëvrasësit e Wall Street-it në vitin 1929

Shembja e bursës së Wall Street-it në vitin 1929, qe shkatërruese për ekonominë perëndimore. Duke humbur gjithçka, shumë bankierë dhe bursistë vendosën t’i japin fund gjithçkaje duke u hedhur nga dritaret apo çatitë e shtëpive të tyre.

Një tregim anonim, rrëfente se kjo dukuri u bë kaq shumë e përhapur, saqë kur klientët shkonin nëpër hotele, recepsionistët filluan t’i pyesnin nëse kishin synim të flinin apo për të vrisnin veten duke u hedhur nga lartësia.

Historia e vetëvrasjeve të Wall Street-it është përsëritur shpesh, dhe ende sot shumë njerëz e besojnë atë, por një studim e ka hedhur poshtë që në vitet 1980. Shkalla e përgjithshme e vetëvrasjeve u rrit, dhe arriti një nivel të lartë në vitin 1932, me 17.4 vetëvrasje për 100.000 amerikanë.

Sidoqoftë, norma ishte rritur vazhdimisht për disa vite me radhë para Depresionit të Madh, gjatë viteve 1920 kur ekonomia amerikane po lulëzonte.

Ndërmjet të martës së 24 tetorit 1929, dhe deri në fundin e atij viti, gazeta “The New York Times” raportoi 100 vetëvrasje dhe tentativa për vetëvrasje në qytet. Vetëm 8 persona gjetën vdekjen, duke u hedhur nga maja e ndërtesave apo urave.

Numri i njerëzve që u vetëvranë në këtë formë në Wall Street, për shkak se kishin humbur gjithçka me shembjen e bursës, ishte vetëm dy. Në fakt, shkalla e vetëvrasjeve në javët e para të krizës së madhe, ishte më e ulët nga sa kishte qenë gjatë verës së 1929-ës.

Ndërkohë, ndërsa s’ka dyshim se shumë vetë kryen vetëvrasje për shkak të krizës financiare, shumë pak e bënë këtë duke u vetëhedhur, dhe madje më pak akoma kjo ndodhi në Wall Street.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: fakte historikemesohenmiteNapoleonineper shkollapavlovwall street

TË LIDHURA

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre
Kuriozitete

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre

19:22 | 18/06/2025
Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër
Kuriozitete

Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër

19:20 | 18/06/2025
NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij
Bota

NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij

17:26 | 18/06/2025
Next Post
SHBA i tregon dhëmbët Kim Jong-ut, dy bombardues futen në territorin e Koresë së Veriut

SHBA i tregon dhëmbët Kim Jong-ut, dy bombardues futen në territorin e Koresë së Veriut

22 libra që kanë lënë gjurmë, duhet t’i lexoni patjetër

5 gjëra pozitive që leximi i sjell trurit tuaj

Sony arrin të krijojë imazhe të detajuara tredimensionale (3D)

Sony arrin të krijojë imazhe të detajuara tredimensionale (3D)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com