Toni Maveje ka firmosur sot kontratën që e bën futbollist të Tiranës për dy vitet e ardhshme.
Mesfushori nga Uganda vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu.
Maveje është 30 vjeç, luan si mesfushor qendre dhe prej vitit 2004 është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Ugandës me të cilën numëron 65 ndeshje.
Gjithashtu numëron disa eksperienca në Norvegji dhe Islande.
Maveje dje është bashkuar me skuadrën në stërvitje ndërkohë që sot ka zyrtarizuar marrëveshjen për dy vitet e ardhshme me Tiranën.